Tjetër shqetësim për trajnerin Silvinjo te Kombëtarja në prag të ndeshjes së 12 tetorit me Çekinë. Klaus Gjasua nuk është aktivizuar në ndeshjen e sotme në Bundesligë, ku Darmshtadi i mesfushorit kuqezi ka fituar 2-0 me Augsburgun në transfertë.
33-vjeçari nuk ka qenë i grumbulluar nga Darmshatadi për ndeshjen e sotme, pasi Gjasula rezulton me probleme. Trajneri Silvinjo në daljen e sotme para mediave nuk e përmendi Gjasulën te grupi i lojtarëve me probleme, madje ai foli me superlativa për shtatlartin, si dhe dha arsyet se pse ai është më i vlefshëm se Abrashi ndaj çekëve.
Mbetet për të parë se cila është gjendja e Gjasulës, i cili është në listën e grumbullimit të Kombëtares dhe nga stafi kuqezi nuk llogaritet si i dëmtuar, ndonëse sot ai nuk u grumbullua nga Dramshtadi në Bundesligë. Nëse 33-vjeçari rezulton me probleme, i bie që të shtohet “dhimbja e kokës” për Silvinjon në prag të ndeshjes me Çekinë.
Duke ditur se edhe lojtarë të tjerë me probleme, që janë në listën e Kombëtares, do të vijnë dhe do të shikohet gjendja e tyre, mbase e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Klaus Gjasulën, i cili rezulton i nevojshëm për brazilianin e stolit të Shqipërisë për ndeshjen e 12 tetorit.