ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Skandali me Jeffrey Epstein, Princi Andrew humb zyratarisht të gjithë titujt dhe dëbohet nga Royal Lodge 12 hours ago
Natë ëndrrash për Suçiçin, kroatin që po përmirësohet si lojtar i Interit nën udhëheqjen e bashkëpatriotit, yllit të kuq e zi, Modriç. 13 hours ago
Përplasje në qeveri / Edi Rama i kërkon dorëheqjen e Belinda Ballukut pas hetimeve nga SPAK 13 hours ago
Berisha: Dënoj me forcë ndërhyrjen brutale të Edi Ramës te prokurori që ka dosjen e Lubi Ballukut! Rama i ka bërë telefonatë kërcënuese 13 hours ago
ADN-ja nga ushtria e pafat e Napoleonit e vitit 1812, zbulon se çfarë ka të ngjarë të ketë çuar në vdekjen e ushtarëve në Rusi 13 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Opinion

Politika bashkohet për Izraelin dhe ndahet për Kosovën?!

albnews by albnews
7 October, 2023
in Opinion
0
Politika bashkohet për Izraelin dhe ndahet për Kosovën?!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Ben Andoni

Ngjarjet e orëve të fundit dhe rigjallërimi i konfliktit Izrael-Palestinë, pas sulmit masiv me raketa nga Hamasi, duket se është vetëm fillimi i një përplasje shumë të ashpër, që do të mobilizojë një arradhë të tërë diplomatësh dhe negociatorësh. Ky konflikt i ngjan pak një vullkani të fjetur, që plas atëherë kur nuk pritet. Kështu ka ndodhur dhe këtë herë dhe kështu parashihet që të ndodhë në të ardhmen edhe me Kosovën.

RelatedPosts

Predispozicioni, favorizimet paraprake dhe njëanshmëria e qeverisë lokale

Emigrantit i jepet 500 paund për abuzues seksual pasi kërcënoi të prishë deportimin.

Asgjë tjetër nuk ka funksionuar – kështu që Starmer dhe Reeves më në fund po tregojnë të vërtetën për Brexit-in

Ndërkohë që në Izrael dëgjohen gjatë gjithë kohës sirena alarmi për shkak të raketave që po sulmojnë civilët, politika botërore, në masë është rreshtuar në përkrahje të tyre. Shqipëria dhe Kosova nuk kanë bërë përjashtim në të gjitha nivelet dhe duket se ky ka qenë momenti kur që nga liderët e tyre kryesorë dhe duke vazhduar me opozitat dhe maxhorancat e dy vendeve e kanë dënuar atë.

Veçse nuk ka ndodhur kështu me “terrorizmin e Bajnskës”. Vetë parlamenti i Kosovës është lodhur shumë në përplasje të mëdha për miratimin e rezolutës së përbashkët ndaj këtij sulmi, që do të dalë në parlament më 12 tetor! Dhe, pothuaj e njëjta gjë ka ndodhur edhe në Tiranë. Qëndrimi i Ramës dhe përgjigja e tij ambuige për Veriun e Kosovës në një intervistë të “Financial Times” ka sjellë shumë pështjellime dhe interpretime, e para sa i përket nivelit të njohjes së problemit dhe e dyta dhe më e hidhura, është parë si një lloj zbutje e Shqipërisë ndaj Serbisë. Paradoksi ka vazhduar kur MPJ e Shqipërisë i kërkon Serbisë hetime të thella!!! Nga ana tjetër, thelbi i këtij sulmi të frikshëm ka sjellë një realitet që e ka treguar më së miri diplomati amerikan në pension Kurt Volker, i cili ka shërbyer edhe si ambasador i SHBA-së në NATO. 

Në intervistën për seksionin serb të “Zërit të Amerikës” ka thënë se: “Incidenti në të cilin u vra një polic i Kosovës ishte krijuar për të provokuar një përgjigje nga pala kosovare – ndaj së cilës Serbia do të reagonte më pas. Mendoj se është e nevojshme të bëhet presion mbi Beogradin që të bëjë gjithçka që është e mundur për të parandaluar skenarë dhe provokime të tilla. Nuk besoj se një gjë e tillë do të ndodhte nëse do të kishte një mesazh të qartë se një gjë e tillë nuk është e mirëseardhur. Gjithashtu, është e nevojshme që të dyja palët të përpiqen të qetësojnë pasionet dhe të mos ndërmarrin asgjë që pala tjetër do ta konsideronte si provokim – që do të shkaktonte një lloj reagimi”, u shpreh diplomati i njohur.

Duke u kthyer në argumentin tonë: sikur të mos mjaftonte kjo edhe vetë PD-ja, partia kryesore e opozitës, ishte e ndarë për Kosovën. Ka pasur një kërkesë të PD-së (Legale) për një interpelancë me kreun e qeverisë, teksa edhe grupi i Bardhit ka paraqitur një rezolutë për të njëjtën çështje!!!

Bjerradita është simbolika më e mirë e politikës sonë dhe e vëmendjes së saj, po mjaftojnë ngjarje të mëdha si këto të Kosovës dhe Izraelit, që të bëjnë të kuptosh nivelin dhe pjekurinë e politikanëve dhe narrativën që ngrenë ata për situata, ku do duhej pjekuri dhe sakrifikim interesash meskine. Duket se ky edhe në këtë moment s’është rasti i Shqipërisë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Skandali me Jeffrey Epstein, Princi Andrew humb zyratarisht të gjithë titujt dhe dëbohet nga Royal Lodge

Skandali me Jeffrey Epstein, Princi Andrew humb zyratarisht të gjithë titujt dhe dëbohet nga Royal Lodge

30 October, 2025
Natë ëndrrash për Suçiçin, kroatin që po përmirësohet si lojtar i Interit nën udhëheqjen e bashkëpatriotit, yllit të kuq e zi, Modriç.

Natë ëndrrash për Suçiçin, kroatin që po përmirësohet si lojtar i Interit nën udhëheqjen e bashkëpatriotit, yllit të kuq e zi, Modriç.

30 October, 2025
Përplasje në qeveri / Edi Rama i kërkon dorëheqjen e Belinda Ballukut pas hetimeve nga SPAK

Përplasje në qeveri / Edi Rama i kërkon dorëheqjen e Belinda Ballukut pas hetimeve nga SPAK

30 October, 2025
Berisha: Dënoj me forcë ndërhyrjen brutale të Edi Ramës te prokurori që ka dosjen e Lubi Ballukut! Rama i ka bërë telefonatë kërcënuese

Berisha: Dënoj me forcë ndërhyrjen brutale të Edi Ramës te prokurori që ka dosjen e Lubi Ballukut! Rama i ka bërë telefonatë kërcënuese

30 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result