Ministria e Jashtme e Katarit konfirmon bisedimet e ndërmjetësimit mes Hamasit dhe zyrtarëve izraelitë.
Duke folur për agjencinë e lajmeve Reuters, një zëdhënës tha se negociatat – përfshirë një shkëmbim të mundshëm të të burgosurve, kanë vazhduar që nga mbrëmja e së shtunës dhe po “ecin pozitivisht”.
“Prioritetet tona janë t’i japim fund gjakderdhjes, të lirojmë të burgosurit dhe të sigurohemi që konflikti të frenohet pa përhapje rajonale,” tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme Majed Al-Ansari.
Numri i pengjeve izraelitë të mbajtur në Gaza mbetet i paqartë, por besohet gjerësisht se Hamasi kapi gra, fëmijë, të moshuar dhe ushtarë.
Hamasi ka thënë se nuk është i hapur për të negociuar një shkëmbim të burgosurish gjatë armiqësive, sipas zëdhënësit Hossam Badran, i cili foli për agjencinë e lajmeve AFP.