Dekor mahnitës, plis mbi çdo ulëse në “Air Albania” dhe sundim i ngjyrave kuq e zi, si duket stadiumi një ditë para ndeshjes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Air Albania” mirëpret nesër në orën 20.45 ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, për kualifikueset e Euro 2024. Kuqezinjtë i kanë vendosur vetes objektivin e kualifikimit në një kompeticion kaq madhor për herë të dytë në histori dhe deri më tani kryesojmë grupin.

Atmosfera ndihet në ajër që një ditë para takimit. Mbi çdo ulëse të “Air Albania” është vendosur nga një plis, me imazhet spektakolare  që të lënë pa mend nga impianti gjigand.  Gjithashtu, duket se kudo spikat ngjyra kuq e zi.

Dekori perfekt i shton edhe më shumë hijeshinë stadiumit, para një takimi kaq jetik për kombëtaren tonë. Tashmë djemve tanë nuk u mbetet gjë tjetër veçse të bëjnë detyrën në fushë, për ta kthyer mbrëmjen e së enjtes në festë.

18665cc4 Df6d 4838 8e33 352e8334b621
1c331e02 9bb9 4aaa Ad95 13d0706d3a9f

Share This Article