Edhe Albin Kurti ishte në Tiranë për Kombëtaren, së bashku me djalin e Adem Jasharit, Albini : Evropiani po na pret

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur drejt Tiranës në mbështetje kombëtares së futbollit.

Së bashku me Lulzim Jasharin, djalin e heroit Adem Jashari, Kreu i qeverisë së Kosovës, udhëtoi drejt Tiranës në mbështetje të Kombëtares, për ndeshjen me Çekinë.

Bashkë me Lulzim Jasharin rrugës për Tiranë në përkrahje të Shqipërisë. Forca djema. Evropiani po na pret”, shkruajti Kurti.

Ndeshja Shqipëri – Çeki u luajt në 20:45 në stadiumin “Air Albania” dhe kuqezi-të fituan me rezultatin 3-0.

Kujtojmë se Kryeministri Kurti ka konfirmuar se do të marrë pjesë dhe në Samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor.

Share This Article