Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka dënuar sulmin në një spital në Gaza, ku kanë humbur jetën të paktën 500 persona. Në një reagim, Michel u shpreh se sulmi “nuk është në përputhje me ligjin ndërkombëtar”. Komentin Michel e bëri në një konferencë për shtyp në fund të samitit të jashtëzakonshëm për luftën në Lindjen e Mesme.
Sipas zyrtarëve palestinezë, sulmi u krye nga Izraeli, ndërsa në spital ishin strehuar 4 mijë persona.
Nga ana tjetër, ushtria izraelite ka deklaruar se po heton origjinën e shpërthimit, duke theksuar se spitali nuk ishte një objektiv i tyre./ TGCOM