Pas një denoncimi në rrjet se në një hotel në Astir ushtrohej prostitucion, një 40-vjeçare dhe një ish-punonjës kanë rënë në pranga.
Pas hekurave ra shtetasja me inicialet M. B., 40 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni” dhe 47-vjeçari me inicialet T. S., ish-punonjës në hotelin ku dyshohet se ushtrohej prostitucion, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
NJOFTIMI I POLICISE
Në lidhje me një rast të transmetuar ditën e djeshme, në portalin “JOQ”, që bën fjalë për një rast prostitucioni, në një hotel në Tiranë, ju bëjmë me dije se:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Tiranë, pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari. Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Tiranë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
M. B., 40 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”;
-T. S., 47 vjeç, ish-punonjës në hotelin ku dyshohet se ushtrohej prostitucion, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Vijon puna hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.