ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 5 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 5 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 5 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 5 hours ago
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Mes komunitetit arbëresh në Kalabri, Presidenti Bajram Begaj apel për një program të përbashkët për rritjen e turizmit

albnews by albnews
22 October, 2023
in Albania
0
Mes komunitetit arbëresh në Kalabri, Presidenti Bajram Begaj apel për një program të përbashkët për rritjen e turizmit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ndodhet në Kalabri në vizitën e tij tre ditore, ku është takuar me komunitetin arbëresh dhe autoritetet vendore në Maçhia Albanese, San Cosmo Albanese, Vaçarizzo Albanese dhe San Giorgio Albanese.

Ndërsa vlerësoi rritjen e turizmit gjatë këtij viti në Shqipëri, Presidenti Begaj apeloi për hartimin e një një programi të përbashkët strategjik.

RelatedPosts

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

“Këto potenciale turistike shqiptare, si dhe potencialet e konsoliduara turistike të Rajonit të Kalabrisë, që laget nga dy dete dhe me peizazhe të mrekullueshme, na bëjnë optimistë për mundësitë e panumërta të bashkëpunimit të koordinuar dhe të integruar në fushën e turizmit”, tha Begaj.

Në takimin që zhvilloi me sipërmarrës të shoqatës “ Lions Club Arbëri” në San Demetrio Corone, Kreu i Shtetit propozoi hapjen e zyrave operacionale të afta për të përfituar nga avantazhet e rëndësishme përsa i përket investimeve.

“Ju ftoj ta shikoni vendin tonë si një horizont miqësor për aktivitetet tuaja ndërkombëtare të ardhshme, sepse ka shumë interesa të ndërsjella që pasqyrojnë mundësitë sipërmarrëse dhe të punës, që nga këtu, sot, nga Arbëria e Kalabrisë, mund të vendosim të fillojmë së bashku, duke parë me entuziazëm të ndërsjellë ndërtimin e aktiviteteve dhe nismave që mund të plotësojnë kërkesat e ndryshme që kërkojnë përgjigje konkrete’”, deklaroi Presidenti Begaj.

Gajtë vizitës së tij, Begaj vizitoi shtëpinë e Jeronim De Radës në Maçhia Albanese, vendosi kurorë lulesh në bustin e tij dhe vizitoi varrin ku prehet rilindasi arbëresh, në Kishën e Shën Mërisë së Konstandinopojës.

“Arbëreshët e Italisë kanë shumë për t’u krenuar. Por ju të Maçhia Albanese keni shumë më shumë arsye, pasi mbani në gjirin tuaj rilindasin Jeronim De Rada, poetin e madh që i këndoi e dha kontribut për Shqipërinë.

Unë jam rritur me De Radën e më vjen keq që erdha pas kaq vitesh ta takoj atë. Ju faleminderit të gjithëve për gjithë atdhedashurinë tuaj të pamasë!”- deklaroi Kreu i Shtetit.

Presidenti Begaj nderoi poetin tjetër arbëresh, Zef Serembe, me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe vendosi një kurorë me lule pranë statujës në San Cosmo Albanese.

Bashkë me Kryetarin e Bashkisë, Presidenti Begaj ndau çmime për gjashtë personalitete arbëreshe të komunës për kontributin patriotik. Presidenti Begaj vendosi një kurorë lulesh edhe në bustin e Skënderbeut.

Në ceremoninë e mbajtur në San Cosmo Albanese, Presidenti Begaj falenderoi të pranishmit për mikpritjen duke u shprehur:

“Te dëgjosh në San Cosmo Albanese këngën “Jam Kosova – Jam Shqipëria” nga femijët arbëresh ishte vërtet një emocion i jashtëzakonshëm. Shqipëria-Arbëria-Kosova, jemi të lidhur nga ADN me atdhedashuri. Kjo është e jashtëzakonshme!”

Presidenti Begaj deklaroi se gjatë gjithë takimeve ka gjetur mbështetje për projekte të reja Shqipëri-Kalabri, përfshirë edhe fushën e turizmit.

“Jam i bindur se përmes promovimit dhe mbështetjes së bashkëpunimit midis Rajonit të Kalabrisë dhe Shqipërisë, do të krijohen mundësi të shumta shkëmbimesh në fusha të ndryshme e me interes të ndërsjellë, me një ndikim të drejtpërdrejtë edhe në industrinë turistike e kulturore,” – u shpreh më tej Presidenti.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result