Në kërkim për 30 vrasje, dështon seanca në Gjykatën e Shkodrës për shtetasin rus! Ja pretendimi i avokatit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata e Shkodrës ka vendosur të shtyjë për më 7 nëntor të këtij viti seancën për për shtetasin rus, Igor Kokunov, i kërkuar në vendin e tij për rreth 30 vrasje. Kjo pasi avokati mbrojtës i Kokunov, Isuf Shehu deklaroi se shkresa për ekstradim është firmosur nga zëvendës prokurori i përgjithshëm i Rusisë dhe jo nga prokurori apo ministri i Drejtësisë rus dhe kjo bie ndesh me të konventën ndërkombëtare.

Avokati tha se Kokunov ka vetëm një vepër penale për të cilën dyshohet si kreu i një grupi kriminal, dispozitë që sipas avokatit nuk parashikohet në ligjin shqiptar. Avokati deklaroi se është kërkuar azil në Shqipëri për Kokunov për shkak se Rusia është një shtet i pasigurt dhe që shkel të drejtat e njeriut.

Deri më 7 nëntor pritet të sqarohet nëse shkresa për ekstradim është firmosur apo jo nga Prokurori i Përgjithshëm i Rusisë apo nga ministrisë i drejtësisë në Rusi. Seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, për shkak të informacioneve se bandat e Beogradit mund të ndërhyjnë për lirimin e tij.

Kokunov akuzohet për afro 30 vrasje në Rusi, ndërsa cilësohet edhe si koka e grupeve kriminale në Beograd, kryeqytetin e Serbisë. Gjatë qëndrimit në burgun e Reçit ka pasur informacione se bandat serbe mund të ndërhynin për arratisjen e tij ndaj janë marrë masa ekstreme sigurie duke bllokuar të gjithë rrugën e gjykatës.

Share This Article