Një aksident i rëndë rrugor raportohet se ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Leshan të Pejës.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa njëra prej tyre mësohet se është e KFOR-it, raporton Telegrafi.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka dhënë edhe detajet e para mbi aksidentin.
“Në ora 15:15 policia ka marrë informatën për një aksident trafiku në fshatin Leshan të Pejës. Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete”, ka thënë Gashi.
Ai ka shtuar se ende nuk ka informacione për gjendjen e personave të aksidentuar e gjithashtu nëse e përfshirë në aksident ka qenë një veturë e KFOR-it.
Në fotot e publikuara nga Telegraf, shihet një pjesëtare e KFOR-it e lënduar.