Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Në dashuri përpiquni të qëndroni të qetë edhe nëse diçka nuk po shkon ashtu siç dëshironi. Në punë është më mirë të tregoheni të kujdesshëm në fjalë dhe veprime. Ju rrezikoni të prishni marrëdhënie të rëndësishme me ata që ju rrethojnë, duke filluar nga eprorët.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Të martën kjo ditë është paksa nervoze dhe dashuria do të ndikohet. Në punë mund të keni armiq por është më mirë të mos bini pas provokimeve të tyre në asnjë gjë që është për rreth.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Të martën yjet flasin për sqarime dashurie ndaj nëse keni diçka për të komunikuar me partnerin, bëjeni menjëherë. Në punë ka një moment të vogël ngecjeje. Ndoshta jo gjithçka po shkon sipas planit, por në përgjithësi do të shihni se do të ketë mundësi të mëdha për sukses.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Të martën ka diçka që shkoi keq në dashuri, ndaj përpiquni të rikuperoni me dialog. Në punë yjet shpërblejnë ata që duan të shkojnë larg. Dhe ju keni shumë prej tyre, ndaj tregoni se nga çfarë jeni krijuar.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Të martën kjo ditë është paksa nervoze në dashuri, veçanërisht nëse ka probleme të kahershme. Ka pak shpërqendrim në punë. Bej kujdes para së të ndodh diçka e keqe.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Në dashuri do të keni mundësi të dilni dhe të prezantoni partnerin me miqtë tuaj, në punë do të arrini të përfundoni projektet pa shumë probleme. Keni shumë ambicie dhe dëshirë për t’u dalluar, por përpiquni të mos e bëni kurrë në dëm të atyre që ju rrethojnë.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Të martën në dashuri mund të dëshironi ndryshime ndaj veproni në këtë drejtim dhe të njëjtën gjë duhet ta bëni edhe në punë pasi nuk jeni më shumë të kënaqur me atë që po bëni.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Të martën kjo ditë është ideale për të përjetuar në maksimum një pasion dashurie. Në punë është një kohë e mirë për të bërë gjithçka pa shqetësime.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Të martën dita është shumë e bukur për dashurinë dhe yjet mbrojnë çiftet solide. Lajmet e mira po vijnë në punë. Do të shihni që së shpejti gjithçka do të jetë mirë. Nuk do të mungojnë mundësitë e mëdha dhe kënaqësia e madhe në çdo fushë. .
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Të martën në dashuri do të keni mundësinë të përjetoni emocione të forta të papritura. Ndoshta dikush do t’ju befasojë dhe do t’ju lejojë të reagoni ndaj një faze të papritur në jetën tuaj. Në punë mund t’ju japin disa këshilla, ndiqni ato. Vetëm në këtë mënyrë do të arrini gjëra të mëdha.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Të martën tregohuni të kujdesshëm në dashuri nëse keni disa kohë që keni probleme. Në punë ka pak shqetësime por të mërkurën do e përjetoni më pak se zakonisht.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Të martën, shijoni këtë ditë të bukur plot emocione pozitive. Në punë, disa tensione të vogla mund t’ju bëjnë të tensionuar, por mos i lini të ndikojnë shumë tek ju. Jo çdo gjë po shkon siç duhet, por ju shkoni drejt përpara dhe përveshni mëngët.