ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros 6 hours ago
Financial Times zbardh planin: Ja si do e drejtojë Tony Blair Gazën! 6 hours ago
Vetëm 10 italianë nga 61 nxënës në një shkollë fillore, plasin polemikat në Itali 6 hours ago
Zbulohen maskotat e Botërorit 2026 7 hours ago
Shqipëria, mes 10 vendeve që po përjetojnë tkurrje më të madhe të popullsisë në botë. Kosova, e para 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Basha: Koha për reagim mbarëpopullor për të dalë nga kjo gjendje

albnews by albnews
25 November, 2019
in Albania
0
Basha: Koha për reagim mbarëpopullor për të dalë nga kjo gjendje
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Tani ka ardhur koha për një reagim gjithëpopullor, për ta ndalur këtë gjendje të rëndë ekonomike ku është futur vendi”, tha sot kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në komunikimin me gazetarët pas takimit me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Basha tha se sapo kam mbaruar një takim të gjatë, thuajse shterues me përfaqësuesit e FMN në Uashington dhe për rajonin në Vjenë. “Kemi ndarë me ta shqetësimin e thellë për krizën e tmerrshme ekonomike në të cilën e ka zhytur vendin kjo qeveri me dështimet e saj. Shqetësimet tona të 1, 2, 3 viteve janë konfirmuar nga raportet e FMN-së dhe organizatave të tjera. Një nga problemet kryesore është çështja e qindra-milionë dollarëve, të cilat në vend që të shkojnë për të ndihmuar shtresat në nevojë, apo për të hartuar politika që rrisin pagat, pensionet apo investimet publike që ndihmojnë ekonominë, përfundojnë në duart të 13 oligarkëve apo të ashtuquajtura koncesione, apo PPP, po që në fakt janë skema të pastra vjedhje”.

RelatedPosts

Shqipëria, mes 10 vendeve që po përjetojnë tkurrje më të madhe të popullsisë në botë. Kosova, e para

EMRAT/ Vrasja e Klevis Lleshit, dy në pranga e dy në kërkim, Sky ECC çoi SPAK tek autorët

Magazina e drogës/ Ky është çifti që transportoi valixhen me “Toyota Yaris”, roli i 5 të arrestuarve

“Sot dhe me vitin ardhshëm, në qoftë se buxheti që kanë planifikuar do të kalojë përbën një vjedhje, një makutëri të hapur të qindra-miliona euro. Janë 146 milionë dollarë që planifikohen të jepen 13 njerëzve nesër për PPP dhe kjo do të çojë në thellim të krizës dhe rritje të mëtejshme të borxhit publik”, tha ai.

Basha tha se rruga për të dalë nga kjo krizë ekonomike është e qartë.

“Lajmi i vetëm i mirë që ndamë me FMN është se opozita e bashkuar dhe Partia Demokratike me ndihmën e partnerëve perëndimorë kanë një plan të qartë për ta ndalur këtë krizë ekonomike dhe për ta nxjerrë vendin nga kriza, në planin tonë ekonomik që ka filluar të shpaloset edhe gjatë rrugëtimit tim nëpër Shqipëri. Ne do mund t’ja dalim që t’i ndalim menjëherë këto koncesione korruptive, të rikthejmë paratë e destinuara për 13 oligarkët tek qytetarët, tek universitetet, tek studentët, tek fermerët, tek biznesi i vogël dhe së dyti, do të arrijmë të kthejmë kushtet ligjore të barazisë para ligjit, të konkurrencës, të tregtisë të lirë dhe kushteve të favorshme për biznes duke hequr dhjetëra-qindra barriera të hapura e të fshehura, kurthe e gropa që i hapin biznesit, duke eliminuar bandat e inspektorëve tatimorë, një plan që do të mundësojë që biznesi ta ketë qeverinë në krah dhe jo si sot, kërcënimin kryesor të tyre”, tha ai.

Më tej Basha shtoi se “me planin tonë me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë ne do t’i japim fund kësaj situate. Do vëmë nën kontroll borxhin publik që ka dalë jashtë kontrollit, do orientojmë paratë e shqiptarëve drejt dy burimeve kryesore, përmirësimit të fuqisë blerëse të shqiptarëve përmes pagës minimale prej 300 euro, përmes rritjes së pensioneve vit për vit, pra fuqizimit ekonomik të shqiptarëve, që do të thotë cilësi jete më e mirë për shqiptarët, përmes politikave sociale, siç janë politikat tona për arsimin e lartë, arsimin profesional dhe politikave të mbështetjes së të pamundurve, dhe blloku i dytë ka të bëjë me investimet publike që ndihmojnë ekonominë, jo fasada, jo buzëkuq elektoral”.

“Unë them se në tërësi, bashkëbisedimi me misionin e FMN-së që largohet nesër e konsideroj të frytshëm. Brenda mandatit të tyre, këmbanat kanë rënë, por e rëndësishme të kuptohet është se përtej konstatimeve të FMN-së, përtej konstatimeve tona prej shumë vitesh tashmë duket se kjo rrugë e vjedhjes dhe e grabitjes së pasurisë publike dhe vjedhjes së shqiptarëve këtu do të çonte. Tani ka ardhur koha për reagim mbarëpopullor”, theksoi ai.

“E vetmja përgjigje që kam për këtë është të hapë veshët e të dëgjojë mirë se nga Shkodra në Vlorë, nga Tiranë në Korçë mesazhi është i qartë, largimi i kësaj qeverie dhe hapja e rrugës për zgjedhje të lira e të ndershme është ilaçi për këtë krizë të thellë të thellë politike që është arsyeja e krizës ekonomike dhe krizës sociale”, theksoi Basha./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros

Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros

26 September, 2025
Financial Times zbardh planin: Ja si do e drejtojë Tony Blair Gazën!

Financial Times zbardh planin: Ja si do e drejtojë Tony Blair Gazën!

26 September, 2025
Vetëm 10 italianë nga 61 nxënës në një shkollë fillore, plasin polemikat në Itali

Vetëm 10 italianë nga 61 nxënës në një shkollë fillore, plasin polemikat në Itali

26 September, 2025
Zbulohen maskotat e Botërorit 2026

Zbulohen maskotat e Botërorit 2026

26 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result