Ministrja spanjolle për të Drejtat Sociale dhe njëkohësisht liderja e partisë Podemos, Ione Belarra, ka komentuar konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit.
“Netanyahu, në krye të shtetit të Izraelit, është krejtësisht jashtë kontrollit. Ai e shpalli OKB-në të padëshirueshme. Është e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar të ndalojë së mbështeturi dhe ta kundërshtojë atë. E përsëris: sanksione ekonomike dhe një embargo armësh”, shkroi Ione në X (ish-Twitter).
Ajo më pas publikoi një video në të cilën sugjeron “kater gjëra që vendet europiane mund të bëjnë sot për të ndaluar gjenocidin në Palestinë”.
“Sot mësuam se Netanyahu i ka shpallur Kombet e Bashkuara të padëshiruara në Izrael. Kjo do të thotë se stafi i OKB-së nuk do të ketë viza për të udhëtuar në atë zonë. Ky është rezultat i faktit se as Netanyahu dhe as shteti i Izraelit nuk kanë marrë përgjegjësi për pushtimin e paligjshëm të territorit palestinez në dekadat e fundit. Janë katër gjëra që vendet europiane mund të bëjnë menjëherë. Së pari, të prishin marrëdhëniet diplomatike me shtetin e Izraelit. Së dyti, vendosni sanksione të forta ekonomike si ajo që u bë me Putinin. Së treti, vendosni një embargo armësh.Së katërti, siç u bë edhe në rastin e luftës në Ukrainë, sillni Netanyahun dhe të gjithë liderët politikë përgjegjës për bombardimin e popullsisë civile në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Le të bëjmë diçka, ne mund ta ndalim gjenocidin”, tha ajo.