ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të mësosh më shumë për një foshnjë për ta bërë atë një ‘zotëri anglez’ – A ia vlen paratë? 40 minutes ago
Ish-presidenti francez Sarkozy lirohet nga burgu pas tre javësh 44 minutes ago
Si e tejkaluan SHBA-të Kinën si investitori më i madh i huaj në Afrikë 47 minutes ago
Emigranti i dytë i dërguar në Francë kthehet në Mbretërinë e Bashkuar 1 hour ago
Ambasadorja e Francës në linjë me opozitën: Nuk ka direktivë të BE për ligjin e barazisë gjinore 1 hour ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Hetimi për lidhjen Rama-McGonigal, Gazment Bardhi tregon përgjigjen nga SPAK

albnews by albnews
27 October, 2023
in Shqiperia
0
Hetimi për lidhjen Rama-McGonigal, Gazment Bardhi tregon përgjigjen nga SPAK
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gazment Bardhi nuk i përket atyre politikanëve që mendojnë se SPAK po zhbën një elitë politike për ta zëvendësuar me një tjetër. “Nuk është detyrë e SPAK ndërrimi i elitave politike. Ai duhet të jetë i ftohtë vetëm në analizën e provave dhe fakteve dhe ndëshkimit të kujtdo që shkel ligjin. Qarkullimi i elitave është detyrë e shoqërisë shqiptare. SPAK mund të ndikojë, por nuk do të duhet të jetë qëllimi në vetvete, pasi ky nuk është misioni i drejtësisë.”- tha Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të PD në një intervistë me gazetaren Elona Meço. Pavarësisht çështjes “Berisha”, kreu i grupit parlamentar të PD mban një qëndrim korrekt me kreun e SPAK-ut për një fakt që ai e zbuloi gjatë intervistës në emisionin “Pa Censurë”. Çështja “Mcgonigal” po hetohet. Zoti Bardhi tha se ka marrë përgjigje nga kreu i SPAK-ut për një kërkesë të mëparshme të tij për te hetuar kryeministrin Rama në lidhje me aferën e ish zyrtarit të FBI-së. Zoti Bardhi tregoi arsyet ose nuk e zbardhte dot përgjigjen e plotë, por ishte e qartë se SPAK ka nisur një hetim për një nga çështjet më sensitive në vend, ku një nga personazhet kryesorë është kryeministri i vendit.

Elona Meço: Po këmbëngul pse vazhdoni e nxisni me besim SPAK-un, kur psh, nuk ka ndonjë përgjigje nga SPAK për padinë tuaj ndaj kryeministrit Rama për çështjen e ish zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles Mcgonigal.

RelatedPosts

PS fiton në Cërrik, kandidati Florenc Doka siguron 66% të votave

Zgjedhjet e pjesshme në Tepelenë, Gramoz Sako shpallet fitues. Kandidati i opozitës pranon rezultatin

Përfundon numërimi në Berat, kandidati i PS fiton me mbi 83% të votave

Gazment Bardhi: Në fakt kam një përgjigje. Pasi Mcgonigal ka pranuar fajësinë, unë i jam drejtuar me një memo drejtuesit të SPAK-ut. Kam marrë një përgjigje dhe dua ta përgëzoj drejtuesin e prokurorisë për përgjigjen korrekte që më ka kthyer. Për fatin tuaj të keq si gazetare, që do të donit lajm në këtë rast, në atë përgjigje mua është vendosur detyrimi për të mos bërë publik informacionin që kam marrë nga SPAK. Dhe unë dua ta respektoj atë detyrim që më kanë vendosur në përcjelljen e informacionit mbi çështjen konkrete.

Elona Meço: Në fakt, nuk është fat i keq, pasi nga përgjigja juaj kuptoj që keni marrë një përgjigje pozitive që çështja është nën hetim. Përndryshe, ju do të kishit ngritur zërin që SPAK nuk po vepron, apo jo?

Gazment Bardhi: Unë dua ta nxis SPAK-un të vazhdojë në rrugën që ka nisur. Kaq mund të them për këtë çështje. Nuk mund të konfirmoj asgjë tjetër, sa kohë më është vendosur një detyrim ligjor për të mos publikuar informacionin që në përputhje me ligjin, SPAK-u më ka përcjellë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të mësosh më shumë për një foshnjë për ta bërë atë një ‘zotëri anglez’ – A ia vlen paratë?

Të mësosh më shumë për një foshnjë për ta bërë atë një ‘zotëri anglez’ – A ia vlen paratë?

10 November, 2025
Ish-presidenti francez Sarkozy lirohet nga burgu pas tre javësh

Ish-presidenti francez Sarkozy lirohet nga burgu pas tre javësh

10 November, 2025
Si e tejkaluan SHBA-të Kinën si investitori më i madh i huaj në Afrikë

Si e tejkaluan SHBA-të Kinën si investitori më i madh i huaj në Afrikë

10 November, 2025
Emigranti i dytë i dërguar në Francë kthehet në Mbretërinë e Bashkuar

Emigranti i dytë i dërguar në Francë kthehet në Mbretërinë e Bashkuar

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result