Në mesnatën e ditës së dielë akrepat e orës do ndryshojnë. Ndërrimi i akrepave të orës me një orë pas do të ndodhë mes mbrëmjes së ditës së shtunë 28 tetor dhe të dielës 29 tetor, kur akrepat do të zhvendosen nga ora 3:00 në 2:00.
Me orën dimërore, do të kemi më pak ditë dhe më shumë natë.
Me ndryshimin e orës në realitet do të humbasim një orë dritë pasdite, të cilën do ta rikuperojmë në mëngjes, siç do ta vërejnë sidomos ata që zgjohen herët.