Një nënë 29-vjeçare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Britani disa orë pasi mjekët i kishin thënë se nuk kishte asgjë, kështu ka rrëfyer familja e saj ditën e djeshme. Lauren Page Smith u gjet e vdekur në Wolverhampton në veri të Britanisë në janar, teksa bija e saj dy-vjeçare i qëndronte mbi gjoks duke tentuar ta zgjonte
Një nënë 29-vjeçare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Britani disa orë pasi mjekët i kishin thënë se nuk kishte asgjë, kështu ka rrëfyer familja e saj ditën e djeshme. Lauren Page Smith u gjet e vdekur në Wolverhampton në veri të Britanisë në janar, teksa bija e saj dy-vjeçare i qëndronte mbi gjoks duke tentuar ta zgjonte.
Analizat post-mortem zbuluan se Smith vdiq nga një atak kardiak i shkaktuar nga bllokim i pashpjeguar i venave në mushkëri. Familja e Lauren pretendonte se ajo ishte ankuar prej ditësh për dhimbje gjoksi dhe të vjella por doktorët nuk i jepnin asnjë shpjegim.
“Ndoshta prej moshës së saj të re apo prej faktit që ajo qëndronte gjithmonë e qetë ata nuk i dhanë kujdesin që kishte nevojë. Nuk ka fjalë për të përshkruar sesi ndjehet familja jonë. Nuk e ka fajin bija ime që mbesa ime do të rritet pa një nënë. Lauren kishte të gjithë jetën e saj përpara, që tashmë i është marrë”, tha nëna e viktimës.
Një seancë e veçantë do të mbahet me mjekët ligjorë për rastin në fund të muajit, por ashtu si në shumë vende të tjera perëndimore mijëra vdekje të papritura nga ataku kardiak në tre vitet e fundit, nuk po gjejnë përgjigje nga shkenca apo mjekësia, raporton Daily Mail.
Lauren kishte telefonuar emergjencën dhe ambulanca erdhi në shtëpinë e saj për të kryer vlerësime. Por avokatët e familjes Smith thanë se stafi ambulancës vendore keqinterpretoi elektrokardiogramin e zemrës së Laureen, prej mungesës së kualifikimeve tha i thanë se nuk kishte asgjë, në vend që ta dërgonin në spital.
“E ndjera që ruante qetësinë, nuk i kishte bërë të ditur personelit të ambulancës dhimbjet qe ndjente”, thuhej në raportin e çështjes.
Një zëdhënës i shërbimit të ambulancave të rajonit West Midlands tha:
“Duam t’i kërkojmë ndjesë familjes së Lauren Smith për periudhën e vështirë që kanë kaluar. Një hetim do të kryhet mbi atë që ka ndodhur, për të kuptuar sa mundet nga kjo ngjarje tragjike”.
Tragjedi të tilla kanë ndodhur shpesh në Britani dhe në Evropë tre vitet e fundit dhe shumë familje enden pas dyerve të gjykatave dhe agjencive shtetërore për të kërkuar përgjigje, shumicën e rasteve duke u përballur me heshtjen e avokatëve.