ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb 1 hour ago
Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump 2 hours ago
Zhduket byzylyku 3.000-vjeçar nga Muzeu i Kajros 2 hours ago
Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore 2 hours ago
Franca përgatitet për një ditë grevash mes krizës politike 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

E quajti gënjeshtar dhe turp, PD i përgjigjet ish-kryeministrit për deputetin gjerman: Akuzat e Berishës, kopje e trishtueshme e Ramës, baltosi mikun e shqiptarëve

albnews by albnews
29 October, 2023
in Albania
0
E quajti gënjeshtar dhe turp, PD i përgjigjet ish-kryeministrit për deputetin gjerman: Akuzat e Berishës, kopje e trishtueshme e Ramës, baltosi mikun e shqiptarëve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku i është përgjigjur akuzave të ish- kryeministrit Sali Berisha në adresë të deputetit gjerman Gunter Krischbaum.

Çollaku thotë se pas kryeministrit Rama, deputeti gjerman “është sulmuar, fyer, baltosur në mënyrë të mjerueshme dhe të trishtueshme nga ish drejtuesi i Partisë Demokratike, zoti Sali Berisha.”

RelatedPosts

Dasma 500 mijë euro? Genar Topalli ”qetëson” Eva Muratin, tregon për shpenzimet 

Skandali/ Qeveria planifikon të kufizojë aksesin e mediave në Kuvendin e Shqipërisë

1800 euro për djalin e Benetit/ Zbardhen pagat e “këshilltarëve” dhe tallja e Elisa Spiropalit me lekët e shqiptarëve

“Është e papranueshme për Partinë Demokratike dhe për çdo demokrat të Shqipërisë që partnerë të rëndësishëm strategjik dhe jetik për Partinë Demokratike, miq të saj si CDU gjermane, Bundestagu gjerman dhe deputeti Gunter Krischbaum, të sulmohen në emër të Partisë Demokratike dhe në emër të demokratëve”, thotë ai.

Deklaratë e Partisë Demokratike, nënkryetari Kreshnik Çollaku:

Prej disa ditesh ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë, deputeti i Bundestagut gjerman dhe zëdhënës i CDU-së Gjermane për çështjet Europiane, miku i Shqipërisë dhe i Partisë Demokratike, Gunter Krischbaum.

Gunter Krischbaum është një mik i PD dhe i shqiptarëve. Çdokush ka ndjekur politikën, opozitën e gjatë dhe të mundimshme të vështirë të Partisë Demokratike në këto vite, mund të pohojë se në çdo moment të vështirë, në çdo situatë të vështirë Gunter Krischbaum dhe CDU-ja gjermanë kanë qenë në krah të Partisë Demokratike, e kanë mbështetur atë, kanë qenë një krah i fortë dhe patjetër kanë qenë të zëshëm dhe Gunter Krischbaum më shumë se të tjerët në denoncimin e aferave, në denoncimin e regjimit të Edi Ramës.

Ka qenë Gunter Krischbaum që ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës për lidhje me krimin e organizuar. Ka qenë Gunter Krischbaum që ka akuzuar Edi Ramën për lidhje me trafiqet e drogës. Ka qenë Gunter Krischbaum dhe CDU gjermane që e kanë akuzuar Edi Ramën për korrupsion të nivelit të lartë. Ka qenë Gunter Krischbaum që ka akuzuar Edi Ramën dhe mazhorancën e tij për vjedhje dhe grabitje votash.

Në traditën më të mirë të shqiptarit, shpia e shqiptarit është e mikut dhe e Zotit dhe sot Gunter Krischbaum është një mik i shqiptarëve dhe është një mik në sofrën e Partisë Demokratike.

Pikërisht ky mik sot është sulmuar, fyer, baltosur në mënyrë të mjerueshme dhe të trishtueshme jo nga Edi Rama, por nga ish drejtuesi i Partisë Demokratike, zoti Sali Berisha. Dy herë është sulmuar në këtë formë Gunter Krischbaum në Tiranë, e ka bërë Edi Rama pas akuzave, denoncimeve të paepura të Gunter Krischbaun, të bëra në Tiranë, të bëra në Bruksel, të bëra në Berlin. Në mbrojtje të interesave të shqiptarëve dhe të opozitës shqiptare dhe të Partisë Demokratike.

Mjerisht sot një kopje e trishtueshme të këtyre akuzave të Ramës, e dëgjojmë të dalë nga goja e ish-drejtuesit të kësaj partie, një njeriu i cili sikundër shumë të tjerë është dëshmitarë se Gunter Krischbaum është mik i Partisë Demokratike, ai ka qenë një ndër zërat më të forta në denoncimin e qeverisë së Edi Ramës.

Sigurisht kjo ngjarje e trishtueshme në Tiranë na jep mundësinë për të prerë dhe të qartë. Çdokush është i lirë që çështje personale, me individ të caktuar të thotë çdo gjë për çdokënd dhe dëgjoj gjithashtu çdo gjë për çdokënd. Por është e papranueshme për Partinë Demokratike dhe për çdo demokrat të Shqipërisë që partnerë të rëndësishëm strategjik dhe jetik për Partinë Demokratike, miq të saj si CDU gjermane, Bundestagu gjerman dhe deputeti Gunter Krischbaum, të sulmohen në emër të Partisë Demokratike dhe në emër të demokratëve.

Kjo për ne, për Partinë Demokratike është e papranueshme, ne e refuzojmë këtë gjuhë, ne e refuzojmë këtë qëndrim. Gunter Krischbaum mbetet një mik i çmuar i Partisë Demokratike, CDU gjermane mbetet një partnere e jashtëzakonshme e Partisë Demokratike, Bundestagu gjerman është një partner i jashtëzakonshëm në aspiratat integruese të vendit tonë.

Partia Demokratike është krenare që ka një mik si Gunter Krischbaum dhe një aleate si CDU gjermane. Këto sulme, një kopje të Edi Ramës nuk bëjnë, veçse vënë të gjithë demokratët, ulin kokën çdo demokrat, sepse kodet më fisnike të këtij vendi, të demokratëve tanë është mirënjohja dhe mos prerja në besë e mikut.

Partia Demokratike mbetet e palëkundur, se forcimi i partneritetit me Bundestagun gjerman, CDU-në gjermane, miq dhe partnerët tanë kudo në botë, është jetik për të ardhmen e Partisë Demokratike. Për Partine Demokratike, mbajtja e pacenuar e marrëdhënieve strategjike me aleatët tanë, është një ndër kushtet më jetike, së bashku me bashkimin e votës së çdo shqiptari dhe demokrat të ndershëm, për rrëzimin e qeverisjes së Edi Ramës.

Partia Demokratike do t’i ruaj të pacenuara këto marrëdhënie. Partia Demokratike do të bashkojë votën e çdo demokrati dhe çdo shqiptari dhe kjo ka për të qenë fundi i sigurt i kësaj qeverie, i këtij regjimi dhe rikthim i Partisë Demokratike në qeverisjen e vendit. Ju faleminderit!

Më herët, ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar deputetin gjerman, Gunther Krichbaum, i cili sot në një deklaratë për mediat shqiptare tha se Berisha është nën akuzë të fortë nga SPAK dhe duhet ti hiqet imuniteti.

Për këtë deputet, Berisha paralajmëroi edhe nisjen e një procesi gjyqësor, ndërsa u shpreh se “ka ardhur koha që t’i varim tenqenë këtij deputeti që shkelmon autoritetin e Bundestagut”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb

“Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb

18 September, 2025
Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump

Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump

18 September, 2025
Zhduket byzylyku 3.000-vjeçar nga Muzeu i Kajros

Zhduket byzylyku 3.000-vjeçar nga Muzeu i Kajros

18 September, 2025
Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore

Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result