Në komentet e tij të para që nga fillimi i luftës më 7 tetor, udhëheqësi i Hamasit në Rripin e Gazës, Yahya Sinwar, ka ofruar lirimin e të gjithë pengjeve që mbahen në Gaza në këmbim të lirimit të të gjithë të burgosurve të Hamasit në burgjet izraelite.
“Ne jemi gati për një marrëveshje shkëmbimi të menjëhershëm që përfshin lirimin e të gjithë të burgosurve në burgjet e armikut sionist në këmbim të lirimit të të gjithë të burgosurve me rezistencën”, tha Sinwar në një deklaratë në faqen zyrtare të grupit.