“Kombet e Bashkuara kanë humbur çdo kredibilitet dhe Republika Çeke do të ishte më mirë të largohej nga organizata ndërkombëtare”, deklaroi ministrja çeke e Mbrojtjes Jana Cernochova.
Ajo përmendi votimin e të premtes, ku shumica e vendeve anëtare mbështetën një thirrje për një armëpushim të menjëhershëm midis Izraelit dhe Hamasit, si provë se OKB-ja e favorizon këtë të fundit.
Në një postim në X të shtunën, Cernochova shkroi: “ Vetëm 14 vende, përfshirë edhe vendin tonë, u ngritën kundër sulmit të paprecedentë terrorist të kryer nga terroristët e Hamasit.
“Për mendimin tim Republika Çeke nuk ka çfarë të presë nga një organizatë që mbështet terroristët dhe nuk respekton të drejtën themelore për vetëmbrojtje. Le të dalim jashtë”, tha ajo.