Rreth orës 13:00 të ditës së sotme, zyra e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka njoftuar se ai është nisur për në Shqipëri.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u solidarizuar me familjet e viktimave të tërmetit në Shqipëri, sot është nisur për në Durrës”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, thuhet në kumtesën presidenciale, Thaçi do t’i vizitojë edhe trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që po marrin pjesë në operacionin humanitar në përkrahje të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë për sanimin e pasojave të shkaktuara nga tërmeti.
“Presidenti i Republikës së Kosovës u bën thirrje të gjithë njerëzve vullnetmirë, që në këto momente të vështira të solidarizohen me njëri-tjetrin për ta tejkaluar fatkeqësinë dhe dhimbjen së bashku”, përfundon njoftimi.