Shtëpia e Bardhë ka reaguar pas deklaratës së udhëheqësit të Hezsbullahut, Hassan Nasrallah në lidhje me luftën në Gaza.
Në një deklaratë për shtyp përfaqësuesi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, tha se “Hezbollahu nuk duhet të përpiqet të përfitojë nga konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Hamasit. Ne nuk duam zgjerimin e konfliktit në Liban”.
Po ashtu Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken nga Tel Avivi i Izraelit tha se “Për sa i përket Libanit, për Hezbollahun, për Iranin, ne ishim shumë të qartë që në fillim, se jemi të vendosur të mos hapim një front të dytë apo të tretë në këtë konflikt lufte”.
Kujtojmë se Nasrallah, në një fjalim të ditës së sotme u bëri thirrje njerëzve që të “punojnë ditë e natë” për të arritur një armëpushim në Gaza, duke thënë se ky është “qëllimi kryesor i Hezbollahut”.