Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson është në një udhëtim të përbashkët në Izrael me ish-kryeministrin e Australisë Scott Morrison, për të “shprehur solidaritetin dhe mbështetjen” pas sulmeve të 7 tetorit nga Hamasi.
Ata takuan liderin e opozitës Yair Lipid, i cili i falënderoi për mbështetjen e tyre.
Dyshja vizituan gjithashtu Kibbutz Kfar Aza, i cili u sulmua nga Hamasi.
Johnson e përshkroi masakrën e 7 tetorit, në të cilën u vranë 1,400 njerëz dhe më shumë se 200 u rrëmbyen, si sulmi më i keq i vetëm ndaj popullit hebre që nga Lufta e Dytë Botërore.