Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Forumin Mediatik i Evropës Juglindore, duke folur për gazetarinë, të drejtën e informimit dhe së vërtetës së lajmit, tha se: “Unë besoj se nëse do të vi fundi i botës, gazetaria do të jetë e fundit që vdes”.
Për këtë Kryeministri tregoi bindjen e tij. Por ajo që mbetet shqetësuese, sipas tij, shqetësim është lufta me të vërtetën dhe jo thjeshtë gazetaria.
“Çështja është a do të mbijetojë e vërteta? Unë besoj që ajo që është në rrezik është e vërtetat dhe jo gazetaria. Për shumë arsye, gazetaria është bërë një përzierje shumë e madhe mes vërtetës dhe gënjeshtrës”, tha Rama.
Sepse, sipas tij, “mendimet janë të lira, por faktet janë të shtrenjta, me këtë përballemi sot”.
Duke treguar solidaritetin ndaj gazetarëve me rastet kur janë dhunuar gazetarët apo që janë kërcënuar, Rama shtoi se, “dëgjova për 21 sulme apo kërcënime në Shqipëri. Unë e di si fakt çdo të thotë kjo gjë sepse e kam pësuar në lëkurë. Për shkak të rrethanave e njoh luftën për lirinë e fjalës, apo respektin për lirinë e botimit. Ndërkohë tani njoh abuzimin me të dyja”.
Çdo sulm apo kërcënim ndaj gazetareve , u shpreh kreu i qeverisë, nuk ka asnjë diskutim që është e neveritshme. Por, sipas tij, sa sulme bëjnë gazetarët ndaj njerëzve? “E dijnë që politikanët nuk janë njerëz?”, theksoi Rama. Sipas tij, ka edhe politikanë që kanë një dozë njeriu, kanë familje, kanë fëmijë.
“Unë jam plotësisht dakord dhe jam në solidaritet të plotë me çdo gazetar që sulmohet dhe e kuptoj plotësisht pse-në, si- në për të gjitha arsyet që çdo organizatë ngrihet në këmbë për ata. Por sa shpesh janë këto organizata gazetarësh që të ngrihen kundër vetes? Të ngrihen kundër kategorisë së gazetarit apo individëve në grupin e tyre që në emër të gazetarit i lejojnë vetes të bëjnë atë që kohë më parë, dhe nuk po flas për një shekull më parë, por ka qenë absolutisht jashtë çdo përfytyrimi”, u shpreh Rama.
Rama kujton dhe një rast që, sipas tij, kishte qëllim të rregullonte median në internet, por, për shkak të kundërshtisë së hasur, mazhoranca u detyrua të tërhiqej.
“Ca kohë më parë kishim përballje të jashtëzakonshme për shkak të përpjekjes për të rregulluar median në internet. Kjo përpjekje vazhdon të më ndjek pas si hije. Edhe pse ne hoqëm dorë prej saj, jo se kemi ndryshuar mendje, por solli një mosmarrëveshje jashtë normales me atë që do donim të bënim. Asaj kohe, kundërargumenti ishte vetërregullimi, edhe pse kanë kaluar disa vite”, theksoi kryeministri.
Rama, gjatë Forumit për Median, foli edhe për marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët duke u shprehur se numri i gjysmë të vërtetave të përhapura ishte shumë i madh.
“Kur kryeministrja italiane, Giorgia Meloni e shpjegoi marrëveshjen për shtypin, qartësoi se në këtë program përjashtohen fëmijët dhe gratë shtatzëna. Lajmi që doli ‘asnjë grua, vetëm 3 mijë burra afrikanë’. Pra lajmi është i përhapur, ndaj më është dashur ta shpjegoj, por ngelet e ngulitur në mendjet e njerëzve. Do vijnë afrikanët këtu të uritur seksualisht dhe Zoti e di çfarë do ndodhë kur të shfryjnë dëshirat e tyre një ditë te vajzat e bardha shqiptare. Deri në këtë pikë arriti. Çdo kush pozicionohet në llogoren e vet. Ky është një shqetësim që kam dhe doja ta shprehja.”, u shpreh Rama.