PD, Karabina: Berisha të mos i përdor demokratët, njësoj siç bën Hamasi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Financimet e dyshuara ruse për Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike, janë tashmë në qendër të përplasjeve mes PD-së zyrtare dhe “Rithemelimit”.  

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina ka reaguar të martën pas deklaratave të kryetarit të grupimit të Rithemelimit të PD-së, Sali Berisha, “për vija të kuqe me Lulzim Bashën”.

Karabina, nëpërmjet një deklarate për shtyp, u shpreh se Berisha bën mirë të shkojë të përballet me drejtësinë dhe mos të fshihet si struci”.

“Të shkojë të provojë së është i pafajshëm dhe mos përdorë demokratët si mburojë, njësoj siç bën Hamasi”, deklaroi Karabina.

Sipas saj, Berisha është sot person i padëshiruar në SHBA dhe Britaninë e Madhe.

“Për hallin e tij personal ka dy vjet që së bashku me Edi Ramën, mundohet të dëmtojë PD-në, në këmbim të kullave të familjarëve të tij. Hallet dhe makthet e non-gratës nuk i zgjidh dhe as do t’i zgjidhë me mashtrim të gatuar në kazanin e përbashkët me Edi Ramën dhe të servirura në mediet e paguara me paratë e krimit dhe të korrupsionit”, tha zëdhënësja e PD, Karabina.

Berisha: Hetimi i 4 gazetarëve të BBC nuk është porositur nga Tirana

Kryetari i Rithemelimit, Sali Berisha, i pyetur sot nga gazetarët për qëndrimin ndaj kreut të PD, Lulzim Basha, tha se, “unë qëndroj plotësisht te vija e kuqe për Lulzim Bashën”.

“Siç e shihni ju, çdo javë dalin të dhëna të tjera tronditëse. Mos të mendojë kush se hetimi i 4 gazetarëve të BBC është i porositur nga Tirana. Jo, absolutisht”, tha ai.

Share This Article