Një person u qëllua për vdekje dhe disa njerëz besohet të jenë plagosur pas goditjeve me thikë pranë London Bridge, tha sot policia duke shtuar se ata po e trajtojnë incidentin si të lidhur me terrorizmin.
Gazeta e njohur britanike ”The Guardian” tha se pesë persona ishin plagosur.
“Policia u thirr në orën 13:58 (13:58 GMT) pas një goditje me thikë në ambientet afër Urës së Londrës”, tha Policia Metropolitane.
Ajo shtoi se rrethanat e incidentit “mbeteshin të paqarta”.
“Sidoqoftë, si masë paraprake, ne aktualisht po i përgjigjemi këtij incidenti sikur të ketë lidhje me terrorizmin”, shtoi policia.
Kryetari i bashkisë së Londrës, Sadiq Khan tha se ai ishte në kontakt të ngushtë me policinë.
“Ne duhet dhe do të jemi të vendosur në vendosmërinë tonë për të qëndruar të fortë dhe të bashkuar përballë terrorizmit”, tha Khan./ATSH/