Lufta në Gaza – Shkon në 12 mijë numri i palestinezëve të vrarë, rreth 4 mijë të zhdukur

albnews
By
1 Min Read

Të paktën 12,000 palestinezë, duke përfshirë 5,000 fëmijë, janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori, sipas zyrtarëve të Hamasit.

Ismail Thawabta, drejtori i përgjithshëm i zyrës së mediave qeveritare të Hamasit në Gaza, tha se kishte 3,750 persona të zhdukur, përfshirë 1,800 fëmijë, të cilët janë ende nën rrënoja.

Në një përditësim të premten, Thawabta u tha gjithashtu gazetarëve se të paktën 200 mjekë, infermierë dhe ndihmësmjekë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit.

Share This Article