Rusia ka nisur dërgesën e parë të grurit pa pagesë të premtuar për Afrikë.
“Dy anijet e para me 25,000 ton grurë rus secila janë larguar tashmë nga portet ruse për në Somali dhe Burkina Faso. Ne presim që ato të mbërrijnë në fund të nëntorit ose në fillim të dhjetorit,” tha ministri rus i bujqësisë Dmitry Patrushev. Ai tha se rreth 200,000 tonë drithë falas do të dërgohen në kontinent deri në fund të vitit. Patrushev tha se anijet me desitnacion Republikën e Afrikës Qendrore, Eritrean, Malin dhe Zimbabet gjithashtu do të nisen së shpejti.
Në fillim të këtij viti, Rusia refuzoi të zgjasë marrëveshjen e drithit të Detit të Zi, një marrëveshje e ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB për të siguruar kalim të sigurt për eksportet bujqësore të Ukrainës nga portet e saj jugore të Detit të Zi. Marrëveshja kishte ndihmuar në frenimin e rritjes së çmimit dhe në lehtësimin e krizës globale të ushqimit. Moska tha se kërkesat e saj si përfshirja e Bankës Bujqësore Ruse në pronësi shtetërore në sistemin e pagesave ndërkombëtare SËIFT nuk ishin përmbushur. Në vend të kësaj, ajo u zotua të dërgojë grurë falas në gjashtë vende afrikane.