Incident i rëndë në Dublin, një person plagos me thikë 5 kalimtarë, mes tyre 3 fëmijë të vegjël  

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pesë persona, përfshirë tre fëmijë të vegjël, janë plagosur pas një “incidenti të rëndë të rendit publik” në Dublin.

Incidenti ndodhi në sheshin Parnell East pak pas orës 13:30 të së enjtes.

Nga të plagosurit, një prej fëmijëve dhe një grua kanë pësuar lëndime të rënda.

Mësohet se kanë qenë kalimtarët ata që kanë ndërhyrë dhe çarmatosën personin që mbante një thikë gjatë incidentit.

Rruga u mbyll dhe rreth zonës u ngrit një kordon, i cili ishte i mbushur me mjete të shërbimit të urgjencës.

Një pjesë e madhe e zonës është shpallur skenë krimi.

Share This Article