• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Monday, May 12, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Shqiperia
Sterilizimi”/ GJKKO: Duhet masë më e rreptë ndaj Beqajt, ka më shumë shkelje se Rrapaj e Rrjepaj, shfaq rrezikshmëri shoqërore

Sterilizimi”/ GJKKO: Duhet masë më e rreptë ndaj Beqajt, ka më shumë shkelje se Rrapaj e Rrjepaj, shfaq rrezikshmëri shoqërore

by albnews
25 November, 2023
in Shqiperia
0
2
VIEWS

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e “Sterilizimit”. Sipas Gjykatës së Posaçme (GJKKO), ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj duhet të merrte masë më të rëndë sigurie nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pasi theksojnë se ka kryer më shumë shkelje se Klodian Rrjepaj (ish-zv.ministri i Shëndetësisë) dhe Ilir Rrapaj (biznesmen).

Në dosje thuhet se ka dyshime bazuar në prova se Beqaj përveçse ka shpërdoruar detyrën, ka falsifikuar vula, stampa dhe formularë.  Për këto të fundit, ai rrezikon deri në 7 vite burg.

“Ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se personi nën hetim I.B. krahas figurës së veprës penale “Shpërdorim i detyrës” i kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal, ka konsumuar edhe elementët e figurës së veprës penale të “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve” nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, parashikuar nga neni 190 paragrafi i tretë i Kodit Penal, ku parashikohet shprehimisht se: “Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet”, shkruhet në dosje.

Për ish-ministrin e Shëndetësisë është caktuar masa e “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” më herët, por Gjykata në vendimin e saj shton se ai shfaq rrezikshmëri shoqërore duke u bazuar te veprat penale që ka kryer, dhe mund t’i shmanget gjykimit.

“Rëndësia e faktit” dhe “sanksionit që mundë të caktohet” parashikuar nga neni 229 i K.Pr.Penale për personin nën hetim I.B. të jetë më madhe nga ajo e vlerësuar nga prokuroria. Masat e kërkuara nga prokuroria për personin nën hetim I.B. konkretisht “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga nenet 233 dhe 234 i K.Pr.Penale, Gjykata i konsideron jo proporcionale në raport me rrezikshmërinë e theksuar të faktit, pasojave që kanë ardhur në rastin konkret dhe mënyrës se si ka vepruar personi nën hetim në procedurën e konҫesionit. Roli, përgjegjësia dhe intesitetit i shkeljeve të kryera nga personi nën hetim I.B. është më i madh se i personave nën hetim K. R. dhe I.R. për të cilat prokuroria ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale. Rrezikshmëria e autorit lidhet me rrezikshmërinë e veprës. Në rastin konkret, Gjykata mban parasysh faktin se vepra penale është kryer në rrethana rënduese sikurse është kryerja e veprës penale “duke shpërdoruar funksionin publik” dhe e kryer në “bashkëpunim” parashikuar nga neni 50 gërma “dh” dhe “gj” të Kodit Penal”, thuhet në vendimin e GJKKO.

GJKKO thotë se Beqaj i ka shkaktuar një dëm kolosal buxhetit të shtetit.

Pra, ekziston dyshimi i arsyeshëm se me dashje Ilir Beqaj” i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerën 8 697 000 000 Lekë (9 657 000 000 – 960 000 000). Kjo është pasoja duke prezumuar që vlera e kontratës do të ishte aq sa është njoftuar fillimisht në fillim të procedurës, pasi gjatë zhvillimit të procedurës vlera e kontratës ndryshoj nga vlera totale në shumën 9, 657, 000, 000 (pa TVSH) në një vlerë indikative, ku nuk dihet se sa do të jetë konsto e konҫesionit në përfundim të afatit 10 vjeçar.

Përpos dëmit financiar, vijon gjykata, kjo aferë lidhet direkt dhe me shëndetin e pacientëve, gjë e cila shton rrezikshmërinë e Beqajt.

 “Në rastin konkret konҫesioni i është dhënë shoqërive konҫesionare, të cilat pranojnë vetë se nuk kanë kapacitete njerëzore dhe profesionale për të përmbushur Kontratën Konҫesionare. Kjo shton rrezikshmërinë e faktit dhe të autorit në rastin konkret. Në rastin konkret, Gjykata mban parasysh faktin se personi nën hetim I.B. vijon që të ushtrojnë funksione publike dhe ekziston rreziku ai të abuzoj me detyrën sikurse në mënyrë të “hapur dhe flagrante”  në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore ka vepruar në procedurën e konҫesionit. Kjo shton rrezikun e përsëritjes të të njëjtës vepër penale”.

Masat e sigurisë dhe akuzat për secilin nga ish-zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë (të lëshuara më 17 Gusht të këtij viti nga GJKKO)

-Klodjan Rjepaj: arrest me burg për “shpërdorim detyre”

-Ilir Rrapaj: arrest me burg për “mashtrim”

-Saimir Kadiu: arrest shtëpie për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”

-Marsela Serjana: arrest shtëpie për  falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

-Arben Gjata: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh’ dhe “shpërdorim detyre”

-Naile Ajazi: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe ‘shpërdorim detyre”

-Genc Byrazeri: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe  “shpërdorim detyre”

-Petri Mersini: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”

Kujtojmë se ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj, akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre sa i takon koncesionit me vlerë 100 mln Euro të sterilizimit të mjeteve kirurgjikale, hetimi për të cilin nisi që me krijimin e SPAK.

I akuzuar për mashtrim dhe i vënë në pranga është dhe Ilir Rrapaj, i cili zotëronte 40% të aksioneve të kompanisë që fitoi tenderin për koncesionin.

Ndërkohë, ish-ministri Ilir Beqaj për herë të parë për çështjen ka folur para hetuesve më 18 Korrik të 2022-it. Hetimet për “Sterilizimin” nisën në Dhjetor të 2019-ës.

Previous Post

Balla prezanton kreun e ri të AMP, kush e zëvendëson Ardi Veliun (EMRI)

Next Post

Thirrja e Gjikondit: Proçedoni qytetarin Berisha. Ka fyer gjyqtaren, dënohet me 3 vjet burg

albnews

albnews

Related Posts

Trump lëviz për të mbyllur Zërin e Amerikës
Albania

Trump lëviz për të mbyllur Zërin e Amerikës

16 March, 2025
Ligji i Shqipërisë? Si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Soros
Albania

Ligji i Shqipërisë? Si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Soros

1 February, 2025
Kërkesat antiligjore të KQZ-së për regjistrimin e emigrantëve dhe loja e pistë  nën rrogoz e PS me votën e diasporës dhe “Naiviteti i PD” pa e kuptuar se djalli fshihet në detaje!
Albania

Kërkesat antiligjore të KQZ-së për regjistrimin e emigrantëve dhe loja e pistë  nën rrogoz e PS me votën e diasporës dhe “Naiviteti i PD” pa e kuptuar se djalli fshihet në detaje!

30 January, 2025
Next Post
Thirrja e Gjikondit: Proçedoni qytetarin Berisha. Ka fyer gjyqtaren, dënohet me 3 vjet burg

Thirrja e Gjikondit: Proçedoni qytetarin Berisha. Ka fyer gjyqtaren, dënohet me 3 vjet burg

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

12 May, 2025
Rezultate surprizë te Njësia 10 në Tiranë, ja kush janë kandidatët më të votuar nga PS dhe PD

Rezultate surprizë te Njësia 10 në Tiranë, ja kush janë kandidatët më të votuar nga PS dhe PD

12 May, 2025
Ndërpritet numërimi i votave në KZAZ nr.60 në Fier

Ndërpritet numërimi i votave në KZAZ nr.60 në Fier

12 May, 2025
SPAK publikon të dhënat për krimet zgjedhore për 11 majin

SPAK publikon të dhënat për krimet zgjedhore për 11 majin

12 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4677 shares
    Share 1871 Tweet 1169
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2384 shares
    Share 954 Tweet 596
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1859 shares
    Share 744 Tweet 465
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1807 shares
    Share 723 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1694 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM