ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Putin: Moska nuk e ka kundërshtuar kurrë anëtarësimin e Ukrainës në BE, për ne e papranueshme 13 hours ago
Gjykata e Kalifornisë bllokon vendosjen e trupave ushtarake në qytete: Trump ka shkelur ligjin 13 hours ago
Presidenti izraelit Isaac Herzog viziton Vatikanin për t’u takuar me Papa Leonin, zbardhen temat e diskutimit 13 hours ago
Gjykata Federale rrëzon tjetër vendim nga Trump- Ndalon dërgimin e Gardës Kombëtare në Los Anxhelos 13 hours ago
Negociatat për paqe-Erdogan: Putin dhe Zelensky nuk janë ende gati për t’u takuar mes tyre 13 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Konflikti në Lindje të Mesme, Izraeli vret një nga anëtarët më të lartë të grupit të Hamasit në veri të Rripit të Gazës

albnews by albnews
26 November, 2023
in Bota
0
Konflikti në Lindje të Mesme, Izraeli vret një nga anëtarët më të lartë të grupit të Hamasit në veri të Rripit të Gazës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Hamasi, grupi radikal palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, njoftoi të dielën se njëri prej komandantëve të vet më të lartë është vrarë në luftë me Izraelin.

Grupi radikal njoftoi të dielën për vdekjen e Mahmed al-Ghandour, pa treguar se kur dhe ku u vra ai. Ai është anëtari më i lartë i grupit që është vrarë në këtë luftë, e cila nisi më 7 tetor e nxitur nga sulmet e luftëtarëve të Hamasit në Izrael.

RelatedPosts

‘Vdekja e Greqisë’, postimi i Elon Musk mbi demografinë dhe mbylljen e shkollave ndez rrjetin

SHBA/ Pas vetëvra*jes së 16-vjeçarit, OpenAI shton mjete kontrolli prindëror tek ChatGPT

NATO ka blerë armë amerikane për Ukrainën në vlerë prej 2 miliardë dollarësh

Al-Ghandour ishte anëtar i lartë i grupit të armatosur dhe komandanti kryesor i Hamasit në veri të Rripit të Gazës. Ai u kishte mbijetuar së paku tri tentimeve të Izraelit për ta vrarë atë prej vitit 2002, sipas Projektit Kundër Terrorizmit, një grup me bazë në Uashington.

Ndërkohë, armëpushimi i brishtë katërditor mes Hamasit dhe Izraelit vazhdoi në ditën e tretë të tij të dielën, pasi grupi radikal i liroi edhe 17 pengje të shtunën vonë, në këmbim të 39 të burgosurve palestinezë.

Këmbimi i pengjeve me të burgosurit u krye në orët e vona të së shtunës, pas vonesave disa orëshe, për shkak se Hamasi e akuzoi Izraelin e se kishte shkelur marrëveshjen e armëpushimit, shkruan REL.

Lufta shpërtheu më 7 tetor, kur luftëtarët e Hamasit në Gazë i thyen barrierat kufitare dhe u futën në jug të Izraelit, duke i vrarë së paku 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer 240 të tjerë, përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar.

Izraeli shpalli gjendje lufte menjëherë, duke kryer bombardime disa javore dhe duke e nisur një ofensivë tokësore, si pasojë e të cilave u vranë mbi 13.300 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e kontrolluar nga Hamasi. Rreth dy të tretat e të vrarëve në Gazë ishin gra dhe të mitur.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Putin: Moska nuk e ka kundërshtuar kurrë anëtarësimin e Ukrainës në BE, për ne e papranueshme

Putin: Moska nuk e ka kundërshtuar kurrë anëtarësimin e Ukrainës në BE, për ne e papranueshme

2 September, 2025
Gjykata e Kalifornisë bllokon vendosjen e trupave ushtarake në qytete: Trump ka shkelur ligjin

Gjykata e Kalifornisë bllokon vendosjen e trupave ushtarake në qytete: Trump ka shkelur ligjin

2 September, 2025
Presidenti izraelit Isaac Herzog viziton Vatikanin për t’u takuar me Papa Leonin, zbardhen temat e diskutimit

Presidenti izraelit Isaac Herzog viziton Vatikanin për t’u takuar me Papa Leonin, zbardhen temat e diskutimit

2 September, 2025
Gjykata Federale rrëzon tjetër vendim nga Trump- Ndalon dërgimin e Gardës Kombëtare në Los Anxhelos

Gjykata Federale rrëzon tjetër vendim nga Trump- Ndalon dërgimin e Gardës Kombëtare në Los Anxhelos

2 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result