Lionel Messi e ka fituar sonte Topin e Artë për vitin 2019, duke shkruar historinë, pasi është bërë futbollisti i vetëm që ka rrëmbyer gjashtë herë këtë çmim.
Në çmimin e ndarë nga “France Football”, Mesi mposhti Virgil van Dijkin, Cristiano Ronaldon e Sadio Manen, për ta fituar këtë çmim për herë të gjashtë në karrierë, duke e duke e lënë prapa Ronaldon me që e ka fituar 5 herë këtë çmim.
Ky çmim shkoi për argjentinasin falë një tjetër sezoni magjik, ku në 50 ndeshje në të gjitha garat në edicionin 2018/19, shënoi 51 gola dhe dhuroi 22 asistime.
Ai ka folur pasi ka fituar këtë çmim, duke i falënderuar të gjithë ata që kanë votuar për të.
“Dua të falënderoj gjithë gazetarët që kanë votuar për mua, që donin që unë ta fitoj këtë çmim, faleminderit shumë. Faleminderit edhe lojtarëve, skuadrës sime, kanë kontribuar shumë për këtë çmim që unë kam fituar, i falënderohem vërtetë shumë. Më kujtohet momenti i parë në Paris, me vëllezërit e mi, kur fitova topin e parë, ishte magjike, s’e kisha menduar, sidomos pas u ktheva ta fitojë disa herë”, deklaroi Leo.