“T’i thuash derrit, dajë”/ Albin Kurti i përgjigjet deklaratës së Berishës: Nuk është dita për dallime politike, por…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa ishte i pranishëm sot në qytetin e Vlorës në kuadër të 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, mbajti një deklaratë për mediat.

Ai u pyet nga gazetarët në lidhje me deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili përdori një shprehje për të përshkruar takimin e Kurtit me Ramën, duke i thënë “I themi derrit, dajë”.

Kësaj pyetjeje Kurti u përgjigj duke thënë se sot nuk është dita për të tilla dallime politike, apo polemika aktuale, ndërsa shtoi se sot duhet të jemi të gjithë bashkë, pasi shqiptarët sipas tij, e kanë të përbashkët gjuhën dhe kulturën, historinë dhe ardhmërinë dhe e tashmja mbushet me kuptim pikërisht në këtë mënyrë.

“Nuk është kjo ditë që të flasim për dallimet politike, polemikat aktuale. Sot jemi bashkë. Shqiptarët e kanë të përbashkët, gjuhën dhe kulturën”, u shpreh Albin Kurti.

Share This Article