Tedi Blushi, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, përmes një dokumentari filmik gati 10 minuta të gjatë, akuzon se vjedhja e shqiptarëve me inceneratorin inekzistent të Tiranës vazhdon, duke mbetur një korrupsion i pastër shtetëror, që meriton ndëshkim të shpejtë dhe të ashpër ligjor. Blushi thotë se Edi Rama, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçi janë drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal, ideatorët dhe pronarët e vërtetë të inceneratorëve dhe se provat e reja, që u depozituan sot në SPAK nga deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi e përforcojnë këtë fakt në mënyrë të pakundërshtueshme.
Reagimi i Blushit
Vjedhja e shqiptarëve me inceneratorin inekzistent të Tiranës vazhdon!
Korrupsion i pastër shtetëror, që meriton ndëshkim të shpejtë dhe të ashpër ligjor!
Edi Rama, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçi janë drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal, ideatorët dhe pronarët e vërtetë të inceneratorëve!
Provat e reja, që u depozituan sot në SPAK nga deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi e përforcojnë këtë fakt në mënyrë të pakundërshtueshme!