TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot, ndërsa sërish Rithemelimi ka paralajmëruar kaos. Ditën e sotme ishte parashikuar miratimi i marrëveshjes për emigrantët me Italinë, por Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim padinë e deputetëve Berisha-Bardhi duke pezulluar kështu ratifikimin në Kuvend deri me daljen e një vendimi.
Deputetët e Berishës dhe të Bardhit kanë paralajmëruar sërish kaos në Kuvend, për të vijuar kështu sabotimin e punës që ka nisur prej javësh. Në mbledhjen e grupit, besniku Flamur Noka nuk e mbështeti Berishën për të zhvilluar protesta jashtë Kuvendit. Po ashtu këtij propozimi nuk ju bashkua as Gazment Bardhi.
Rithemelimi këtë seancë do të ketë 13 deputetë më pak, të cilët janë përjashtuar për shkak të kaosit.