Demi Lovato është fejuar me muzikantin Jutes pas një viti lidhjeje, sipas “Page six”.
Jutes (emri i vërtetë i të cilit është Jordan Lutes) i propozoi Lovatos të shtunën në Los Angeles me një unazë të madhe fejese.
Dy muzikantët – të cilët kishin veshur veshje të njëjta me ngjyrë të zezë – dukeshin më të lumtur se kurrë, duke pozuar për foto.
Pas propozimit, të cilin People e përshkroi si”personal dhe intim”, një burim i tha Page Six se Jutes e befasoi yllin e popit duke shkuar në Craig’ restorant në West Hollywood, Kaliforni, ku me ta u bashkuan familjarët dhe miqtë e tyre më të ngushtë.
Në postimin e saj në Instagram ajo ka shkruar: “Jam pa fjalë. Mbrëmë ishte nata më e bukur e jetës sime dhe nuk mund ta besoj se do të martohem me dashurinë e jetës sime. Jam shumë e emocionuar të martohem me ty… çdo ditë që kaloj me ty ka qenë një ëndërr e realizuar dhe mezi pres të të dua dhe të adhuroj përgjithmonë. Për shëndetin tonë”, shkruan Lovato.
Jutes, 32 vjeç, gjithashtu postoi duke shkruar: ‘Dje i kërkova shoqes sime më të mirë të martohej me mua dhe ajo tha po. Nuk mund ta imagjinoj jetën time pa ty dhe faleminderit Zotit. Ndihem personi më me fat në botë. Jam shumë i dashuruar me ty.”
Çifti filloi lidhjen në gusht 2022, gati dy vjet pasi këngëtarja i dha fund fejesës së saj të parë me aktorin Max Erich.