Yjet e Premier League janë duke punësuar ish-oficerë të SAS (Njësia Speciale e Ushtrisë britanike) për të ndihmuar në mbrojtjen e shtëpive të tyre. Kjo masë vjen pasi bandat shqiptarë vazhdojnë që të kenë në shënjestër shtëpitë e futbollistëve, shkruajnë mediat në Britaninë e Madhe.
Mesfushori i Mançester Sitit, Kevin De Bruyne u bë lojtari më i fundit i Premier League, të cilit iu bastis shtëpia nga hajdutët, kur rezidenca e tij në Belgjikë ra pre e grabitjes javën e kaluar.
Dyshja e Chelseat, Reece James dhe Raheem Sterling gjithashtu kanë qenë në shënjestër.
Paul Pogba dhe Jesse Lingard ishin gjithashtu viktima të incidenteve të ngjashme gjatë kohës së tyre në Manchester United, ndërsa ish- mbrojtësi i Cityt, Joao Cancelo u sulmua nga një hajdut shtëpie. Me incidente si këto që vazhdojnë të ndodhin, lojtarët e Premier League po shqyrtojnë të gjitha mundësitë e mbrojtjes.
Sipas Daily Mail, bandat vijnë nga vende si Shqipëria, duke synuar shtëpitë e individëve të pasur me vlerë të madhe monetare, përveçse të vjedhin sende.
Këto grupe zakonisht mbërrijnë në vend me bashkëpunëtorë që kërkojnë në internet duke kërkuar adresat e shtëpisë së shumë lojtarëve.
Besohet gjithashtu se qëllimi i bandave grabitëse është që të grabisin orat dhe stolitë me vlerë, të cilat mund t’i mbajnë ndërsa kalojnë nëpër sigurinë e aeroportit. Forcat e sigurisë që punojnë me klubet thuhet se i kanë vënë re këto aktivitete dhe po punojnë në mënyrë aktive me lojtarët për të përhapur ndërgjegjësim.
Lojtarëve u janë dhënë këshilla që të shmangin publikimin e fotove të pushimeve nëse janë larg.
Manchester United është një nga shumë klube që i janë drejtuar ish-truprojave specialistë që kanë pasur stërvitje të mëparshme me SAS, si dhe me përvojë në mbrojtjen e figurave politike dhe anëtarëve të Familjes Mbretërore.
Të gjitha këto masa po u kushtojnë futbollistëve mijëra paund, me qëllim rritjen e sigurisë në banesat e tyre.