“Lufta nuk është afër fundit”- Netanyahu: Beteja do të intensifikohet në ditët të vijim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se lufta në Gaza është larg përfundimit dhe hodhi poshtë ato që ai i quajti spekulime të rreme mediatike se qeveria e tij mund të shpallë një armëpushim kundër Hamasit në enklavën palestineze.

“Nuk po ndalemi. Ne vazhdojmë të luftojmë dhe do ta intensifikojmë betejën në ditët në vijim dhe beteja do të marrë kohë dhe nuk është afër fundit”, u tha ai ligjvënësve nga partia e tij Likud, sipas një deklaratë.

Ndërkohë, të paktën 20,674 njerëz janë vrarë dhe 54,536 janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori, tha sot ministria e shëndetësisë e enklavës palestineze.

Ministria shtoi se 250 palestinezë u vranë në 24 orët e fundit dhe 500 u plagosën.

Share This Article