Zjarri në qendrën tregtare në Lushnje, reagon Gazmend Bardhi: Po e ndjek me shqetësim situatën e rëndë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pasditen e sotme , një qendër tregtare në qytetin e Lushnjës është përfshirë nga një zjarr masiv.

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar në rrjetin social “X”, duke u shprehur se po e ndjek me shumë vëmendje situatën e rëndë në Lushnje.

Ai ka shtuar se fokusi i vetëm në këtë moment duhet të jetë mbështetja ndaj forcave zjarrfikëse  dhe policisë,  për të frenuar zjarrin dhe për t’i dhënë ndihmën e nevojshme qytetarëve të rrezikuar.

Postimi i Bardhit:

Po ndjek me shumë shqetësim situatën e rëndë në Lushnje. Në këtë moment të vështirë dhe ankthi për të gjithë, uroj me zemër që të kalojë sa më parë, pa asnjë pasojë në jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Në këtë moment fokusi i vetëm duhet të jetë mbështetja ndaj forcave zjarrfikëse dhe policisë, për të frenuar zjarrin dhe për ti dhënë ndihmën e nevojshme qytetarëve të rrezikuar.

Share This Article