ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kryeministri thotë se Australia duhet të forcojë ligjet për armët pas të shtënave “të liga” në Bondi Beach që vranë 15 persona 2 minutes ago
Pas një dekade ndërprerjeje, rinis funksionimi i naftësjellësit Selanik–Shkup 10 minutes ago
NASA kap një formacion të çuditshëm në Sahara, më i vjetër se dinozaurët 12 minutes ago
Imazhi spektakolar, Toka e fotografuar nga hapësira para dhe pas 53 vitesh! 10 mijë satelitë që orbitojnë dhe një rrezik 16 minutes ago
Si të forcojmë imunitetin gjatë dimrit: Ushqimet që nuk duhet të mungojnë 18 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Nismë e re arabe për paqe në Rripin e Gazës?

albnews by albnews
26 December, 2023
in Bota
0
Nismë e re arabe për paqe në Rripin e Gazës?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Egjipti me gjasa ka gati një plan me disa faza për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës, njoftojnë disa media arabe. Sipas televizionit saudit, Ashark, në fazën e parë bëhet fjalë për të arritur një ndalim të luftimeve për të paktën dy javë. Në këtë fazë do duhet të lirohen edhe 40 pengjet e mbajtura nga Hamasi. Kurse Izraeli do duhet të lirojë 120 të burgosur palestinezë. Ky raportim i referohet “burimeve të informuara” që nuk përmenden më tej.

Në fazën e dytë bëhet fjalë për një dialog kombëtar palestinez nën patronazhin e Egjiptit. Ky pasazh i referohet rivalitetit mes dy grupeve më të mëdha të organizuara palestineze, Fatahut të presidenti Mahmoud Abaz dhe Hamasit islamist, që nga Izraeli, SHBA, BE, Gjermania e disa vende arabe kategorizohet si organizatë terroriste.

RelatedPosts

Kryeministri thotë se Australia duhet të forcojë ligjet për armët pas të shtënave “të liga” në Bondi Beach që vranë 15 persona

Masakra me viktima dhe të plagosur/ Von der Leyen: E tronditur nga sulmi në plazhin australian. Ne jemi kundër dhunës

Çarmatosi agresorin e masakrës në Australi, familjarët: U plagos nga dy plumba!

Faza e tretë parashikon një armëpushim të plotë dhe një marrëveshje të zgjeruar për këmbimin  e pengjeve dhe të burgosurve. Në fund ky plan, sipas të dhënave të raportuara, parashikon tërheqjen e plotë të ushtrisë izraelite nga Rripi i Gazës. Deri tani nuk ka njoftime zyrtare për këto plane. Dihet, se kreu i Hamasit islamist, Ismail Hanija ka qenë më parë me një delegacion në Egjipt për bisedime. Egjipti e sheh veten në rolin e ndërmjetësuesit në këtë konflikt.

Ushtria izraelite ka gjetur ndërkohë kufoma e pesë pengjeve në një rrjet tunelesh në pjesën veriore të Rripit të Gazës. Ushtria bëri të ditur, se kufomat e tre ushtarëve dhe dy civilëve që u rrëmbyen nga Hamasi më 7 tetor janë gjetur në një sistem tunelesh shumë të gjerë dhe të thellë në zonën e refugjatëve Xhabalia.

Luftime në Khan Junis

Ndërkohë ushtria izraelite vazhdon luftimet në Rripin e Gazës pa ndalur duke u përqëndruar në jug të rajpnit. Sipas të dhënave luftimet kryesore përqëndrohen në një “bastion tjetër të Hamasit, Khan Junis”, ka bërë të ditur një zëdhënës i ushtrisë izraelite, Jonanathan Conricus pvr televizionin Fox News. Në një takim të kabinetit qeveritar izraelit, kryeministri Netanjahu është shprehur se “lufta do të jetë e gjatë”. Ai pranoi, se lufta kërkon “një çmim shumë të lartë”. Por Izraeli do të vazhdojë “me të gjithë fuqinë, deri në fund, deri në fitore, deri sa të arrijmë të gjitha qëllimet tona”, ka thënë Netanjahu. Ushtria izraelite më parë kishte bërë të ditur, se vetëm nga e premtja ishin vrarë 14 ushtarë të tjerë në Rripin e Gazës.

Ndërkohë kryeministri izraelit, Netanjahu hodhi poshtë raportimet, sipas të të cilave, Izraeli nën presionin e SHBA ka hequr dorë nga zgjerimi i luftës në Liban. “Kam parë publikime të pavërteta, që pretendojnë se SHBA na kanë penguar dhe na pengojnë në misione në rajon”, tha Netanjahu. “Kjo nuk është e vërtetë. Izraeli është një shtet sovran.” “Wall Street Journal” kishte raportuar, se Biden kishte bindur Netanjahun, të mos sulmojë milicët e Hizbollahut në Liban. Kurse në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë, Biden në telefonatën me Netanjahu kishte biseduar për “qëllimet dhe fazat” e aksionit ushtarak izraelit. Biden kishte theksuar “nevojën kritike” që të mbrohet popullata civile dhe mbështetësit e ndihmave humanitare dhe se ka rëndësi që të lejohen civilët të largohen nga zonat e luftës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kryeministri thotë se Australia duhet të forcojë ligjet për armët pas të shtënave “të liga” në Bondi Beach që vranë 15 persona

Kryeministri thotë se Australia duhet të forcojë ligjet për armët pas të shtënave “të liga” në Bondi Beach që vranë 15 persona

15 December, 2025
Pas një dekade ndërprerjeje, rinis funksionimi i naftësjellësit Selanik–Shkup

Pas një dekade ndërprerjeje, rinis funksionimi i naftësjellësit Selanik–Shkup

15 December, 2025
NASA kap një formacion të çuditshëm në Sahara, më i vjetër se dinozaurët

NASA kap një formacion të çuditshëm në Sahara, më i vjetër se dinozaurët

15 December, 2025
Imazhi spektakolar, Toka e fotografuar nga hapësira para dhe pas 53 vitesh! 10 mijë satelitë që orbitojnë dhe një rrezik

Imazhi spektakolar, Toka e fotografuar nga hapësira para dhe pas 53 vitesh! 10 mijë satelitë që orbitojnë dhe një rrezik

15 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result