Manchester City nuk hasi vështirësi ndaj Sheffield United, duke bërë detyrën falë fitores 2-0 në shtëpi. Pjesa e parë u vendos nga një gol i Rodrit, në minutën e 14-të. Kampionët e Anglisë siguruan triumfin në minutën e 61-të, pas golit të Alvarez, i asistuar nga Foden.
Skuadra e Guardiolës renditet në vendin e dytë me 40 pikë, 2 pikë më pak se Liverpool. Sheffield United mbyll klasifikimin dhe synimi është mbajtja gjallë e shpresave për mbijetesën.
Crystal Palace kaloi 3-1 Brentford, ndërsa sfida mes Aston Villas dhe Bunrley përfundoi 3-2. Sukses i rëndësishëm i Wolves ndaj Everton, me shifrat e pastërta 3-0.