Sot djali i Shpat Kasapit ka marrë një dedikim shumë të veçantë nga mamaja e tij.
Ajo i shpreh të birit fjalët më të bukura por ajo çfarë bie më shumë në sy janë fjalët e saj teksa tregon për sfidat që ka kaluar gjatë këtij viti.
“Shpirti im, më fal që ky vit nuk ka qenë i mirë për mua. Mami ka qëndruar më shumë e mërzitur e me dhimbje dhe shumë herë kam harruar se si të buzëqesh.Por ti shpirti im më jep arsye çdo ditë që unë të luftoj e të të qëndroj afër. Dua vetëm të ta shoh fytyrën, të ta ndjejë aromën, biles ka 1 vit që unë flej shumë pak pasi giysmën tjetër të natës e kaloj duke ta parë çdo milimetër të fytyrës tënde dhe duke shtuar lutjet tek Allahu I Madhëruar. Vetëm Zoti i Madh e ka në dorë shërimin e çdo dhimbje, largimin e çdo mërzitje dhe depresioni e ankthi që ta zen frymën dhe tek Ai mbështetemi.”
Ajo nuk ka folur më gjatë për problemet që ka kaluar dhe nuk ka specifikuar asgjë. Por nga fjalët për të birin ajo duket shumë e prekur.