Qindra njerëz kanë mbajtur homazhe në nderim të familjes së shuar para disa ditësh pranë New York-ut pasi një oficer policie qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij shqiptare dhe dy djemtë e mitur.
Departamenti i Policisë në Clarkstown identifikoi viktimat si 49-vjeçari Watson Morgan, gruaja e tij Ornela Morgan, 43 vjeç dhe dy djemtë e çiftit, 10 dhe 12 vjeç.
Ngjarja e rëndë u zbulua nga policia pak pas mesnatës të së premtes në shtëpinë e familjes në New City, një periferi të New York City, pasi 49-vjeçari nuk u paraqit në turnin e tij të mbrëmjes.