Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë apel të gjithë prindërve që t’i vaksinojnë të gjithë fëmijët sipas kalendarit të rregullt që të mbrohen nga sëmundjet ngjitëse.
Instituti po ashtu iu ka bërë apel të gjitha komuniteteve, posaçërisht prindërve dhe liderëve të komunitetit RAE të rekomandojnë që të gjithë fëmijët e pa vaksinuar të paraqiten në QKMF-të e komunave përkatëse për të kompletuar kalendarin e vaksinimit.
“Pothuaj në të gjitha shtetet e Evropës dhe shtetet ballkanike është shënuar epidemi e fruthit. Në Kosovë nuk ka epidemi të fruthit sepse janë vaksinuar mbi 95% e fëmijëve. Vaksinoni fëmijët që t’i keni të shëndoshë”, thuhet në apelin e Institutit.