Deputeti i PD-së, Tritan Shehu për mes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka risjellë në vëmendje problemet në fushën farmaceutike në vend duke e cilësuar si “politikë” farmaceutike klienteliste. Më tej Shehu shkruan se në Shqipëri çmimet e medikamenteve janë shumë më të shtrenjta se vendet e BE-së duke marrë shembuj konkret nga vendi fqinj, Italia ku produkti shitet më lirë se në vendin tonë përkatësisht 2-fish.
Përveç çmimeve Shehu u ndal edhe tek certifikimi i këtyre mediakamente te cilat në vendin tonë janë të pasigurta sipas deputetit demokrat. Ai gjithashtu shtoi se produktet e certifikuara si Daktarina e cila ishte e sigurt, prej kohësh ka dalë nga tregu duke u zëvëndësuar me produkte të tjera. Këtë situatë të largimit të kompanive perëndimore nga tregu farmaceutik shqiptar Shehu e ka lidhur me politikat e mbrapështa të Shqipërisë.
Postimi i plotë:
Te keq mjekuar dhe te vjedhur! Ne Shqiperi, ne farmaceutike ka dy fenomene tejet negative:1- Cmimet e medikamenteve “te sigurta” jane shume me te larta se ne vendet e BE.2- Tregu dominohet nga medikamente te origjines “se pa sigurte”! Ne menyre te qellimeshme pengohet ardhja e medikamenteve te kompanive perendimore, te certifikuara nga EMA, pra “te sigurta”. Qofte duke mos u vendosur keto ne listen e rimbursimit, qofte edhe duke mos zbatuar parimin “liberalizim i kontrolluar” ne procedurat e importit. Kjo sjell mbushjen e tregut me medikamente te “origjines jo te sigurte”, si dhe cmime te larta per ato te pakta te “sigurtat”. Kjo stimulon edhe “kontrabanden” e ketyre te fundit.
E nxitur nga politikat e gabuara e korruptive te shtetit, qe favorizojne medikamentet me “origjine jo te sigurte”, kur duhejte ndodhte e kunderta! Dy shembuj: –Ung. Locoidon, certifikuar nga EMA, ne Itali shitet 7,9 E tubeta. Ne Shqiperi i njejti prodhim italian kushton 1630 leke, pra mbi dy here me shume. Pa llogaritur ketu qe ne Itali e merr gratis nga rimbursimi. –Nje medikament tjeter „i sigurte“ psh. Daktarina, qe vinte nga Italia prej kompanise Janssen, prej muajsh eshte zhdukur nga qarkullimi.Dhe eshte zevendesuar ne treg nga prodhimi serb Daktanol. Tashme terheqja e kompanive te medha Perendimore eshte nje fenomen i gjere, per shkak te politikave te mbrapeshta ne Shqiperi. Duke mbushur tregun me prodhime lindore, apo vendase te pa certifikuara nga EMA.
Ne nje kohe qe ne duhet te stimulojme ne tregun tone medikamentet e certifikuara nga EMA dhe qe qarkullojne ne vendet kryesore te BE. Fatkeqesisht e kunderta ndodh ne shumice ne vendin tone, qofte me cmimet e medikamenteve, qofte me origjinen e tyre. Pra shqiptareve u ofrohen medikamente: 1-Me cmime shume me te larta se psh ne Itali per ato “te sigurtat”. 2-Ose medikamente te origjinave “jo te sigurte”, me te cilat eshte mbushur tregu. Kjo eshte nje “politike” farmaceutike kokeposhte, klienteliste, krejt e kundert me cilesine e mjekimit e nevojat e financat e qytetareve. Qe ne analize te fundit rrit ndjeshem edhe per shtetin koston reale te mjekimit.