Shefin e UNMIK-ut e shqetësojnë tentimet për shtrembërimin e “ngjarjeve të dhimbshme historike”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shefi i Misionit të OKB-së në Kosovë, (UNMIK), Zahir Tanin, ka shfaqur brengën e tij të thellë për, siç thotë, “tentimet për të shtrembëruar ngjarjet e dhimbshme historike”.

Ai thekson po ashtu me fjalët më të forta nevojën e domosdoshme për një gjyqësor të pavarur, të lirë nga paragjykimet politike dhe/ose etnike.

Tanin ka rikujtuar rëndësinë parësore të së drejtës për liri të mendimit dhe shprehjes siç përcaktohet në nenin 19 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut dhe thekson se “kjo e drejtë e fuqishme nuk duhet të jetë në kundërshtim me përgjegjësinë politike të zyrtarëve për të ndjekur diskursin që avancon besimin dhe respektin e ndërsjellë”, raporton Koha.net.

Ky reagim i Taninit vjen pas deklaratave të zyrtarëve shtetërorë serbë të cilën mohojnë masakrën e Reçakut në janarin e vitit 1999, ku u vranë 45 shqiptarë civilë të moshave të ndryshme.

I gjithë debati nisi pasi Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi me dy vjet burgim Ivan Todosijeviqin, ish-ministrin serb të Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, për shkak se i njëjti, derisa ishte në postin e ministrit, masakrën e Reçakut e kishte quajtur “trillim”.

Në të njëjtën vijë doli edhe presidenti serb, Alleksandar Vuçiq, si dhe disa prej zyrtarëve qeveritarë të Serbisë.

Share This Article