Armando Broja drejt Interit, zikaltërit bëjnë gati planin për sulmuesin shqiptar. Vjen nëse largohet…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Duket se Interi nuk është dorëzuar ende për shërbimet e Armando Brojës, me klubin zikaltër që e sheh sulmuesin shqiptar si zgjidhjen e duhur për sulmin.

Siç bëjnë me dije mediat pranë klubit zikaltër, 22-vjeçari i Kombëtares shqiptare është opsioni numër 1 për sulmin nëse arrijnë largimin e Aleksis Sançezit.

Kiliani nuk ka bërë thuajse asgjë që pas rikthimit të tij në Milano dhe për këtë arsye Interi kërkon që ta largojë me çdo kusht atë nga radhët e skuadrës.

“Inter News” raporton se nëse Sançez largohet, atëherë do të fillojnë tratativat për Brojën në formën e huazimit.

Gjithsesi gjërat duhet të lëvizin shpejtë për Interin, pasi një klub nuk mund të huazojë më shumë se 7 lojtarë në një merkato, teksa Çelsi ka lëvizur tashmë me këtë fushatë.

Nëse nuk arrihet Broja, Interi do të tentojë sulmuesin e Mançester Junajtid, Antoni Marsial. 28-vjeçari francez nuk është më në planet e Ten Hag dhe “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për të, teksa më e avancuar për shërbimet e Marsial duket se është Fenerbahçe.

Share This Article