Opozita: Pandeli Majkon kryeministër, garanton zgjedhje të lira

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zbulohen disa detaje të protestës së opozitës më 16 shkurt.

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari deklaron se masa e protestuesve do qëndrojnë pa limit në bulevard. Madje sipas tij, do mbajë të rrethuar kryeministrinë deri në largimin e Edi Ramës nga detyra e kryeministrit.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” me përfaqësues të PD-së, Braimllari tha se janë marrë masa që një pjesë e madhe e protestueseve të mos largohen pas fjalimeve por të qëndrojnë te kryeministria për shumë ditë deri sa kryeministri të largohet nga detyra.

“Vetëm një qeveri tranzitore me një kryeministër tjetër do të jetë kushti që protesta të përfundojë. Nuk bëhet fjalë të ikë Rama dhe të vijë Basha, por të garantohet një proces zgjedhor i drejtë. Në këtë mënyrë një person brenda PS-së, por pa cilësitë e Ramës që ne besojmë, përshembull është Pandeli Majko, i cili mund të garantojë zgjedhje brenda standarteve”, tha Braimllari.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply