NGA TRITAN SHEHU
Terrorizmi, shpërthyes i “Luftës se tretë të fragmentizuar”!
Nje reflektim, sot ne ditën e 100 te sulmit kriminal te organizatës terroriste Hamas ndaj Izraelit!
Ku dhe thirrja e Papa Francesco, e mëparshme e paralajmëruese, “Lufta e trete botërore ka filluar e fragmentizuar“, gjeti nje tjeter konfirmim.
Dhe shembuj te tjerë, konkrete janë të shumte, edhe rreth nesh.
Qe kane ne themel kolonën ideologjike te terroristeve, mos ekzistencën“ e tjetrit.
«Ukraina është Rusi», pra nuk duhet te ekzistojë, nisi kështu sulmi rus ndaj saj.
“Kosova është Serbi“, kolona e regjimit serb për terrorizmin ndaj Kosove.
“Bosnja duhet te shpërbehet” thërret nga ana tjetër Dodik…
“Te pa fete duhet te vdesin” thërrisnin e thërrasin hordhitë e mbetura te ISIS!
“Izraeli nuk duhet te ekzistojë” është motoja e organizatave terroriste Hamas, Hezbollah, Houthi etj, qe shpërtheu 7 Tetorin, qe rrezikon përshkallëzimin.
“Izraeli nuk duhet te ekzistojë” deklarohet edhe ne Teheran a tjetër, për te “ushqyer” ato organizata për interesat e shteteve, qe përdorin terrorizmin politikisht.
Thelbi i te gjithë këtyre “forcave te zeza“ është i njëjte:
–Mohimi i tjetrit, i te ndryshmes, dëshira për ta “zhdukur“ atë!!
Dhe pikërisht për këto qëllime makabre terroristet shpërthejnë “aksionet“ e tyre vrastare, asgjësuese.
Edhe atëherë kur besohet se po u «nënshtrohen» rregullave te bashke-ekzistencës.
Duke kthyer me tej këto si “bumerang“ per fatkeqësi te mëdha edhe per vete popujt e tyre, sic po ndodh aktualisht ne Gaza.
Sepse terroristet pa ideologjinë e veprimet terroriste nuk mund te ekzistojnë.
Jo thjesht për veten e tyre, por dhe për ata qe i financojnë, qe i përdorin…
Për te cilët demokracia, liritë, bashkëjetesa jane “vdekje“!
Sepse vetëm këto mund te nxjerrin Globin nga ky “rreth vicioz” i rrezikshëm
Por kjo kërkon rreshtimin e bashkëveprimin e te gjithë atyre, shtete, personalitete, qytetare te thjeshte, pavarësisht racës, prejardhjes, fesë, gjuhës etj…