Moti ekstrem në Britani, temperaturat shkojnë minus 13 gradë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania e Madhe është goditur nga i ftohti ekstrem, me temperaturat që kanë shkuar në minus 13 gradë. Meteorologët thanë se nata e së martës mund të jetë më e ftohta në 14 vite.

Temperaturat e ulëta dhe dëbora e vazhdueshme kanë detyruar tashmë mbylljen e shkollave në Skoci dhe Anglinë veriore. Dëbora dhe shiu pritet të vazhdojnë të mbulojnë pjesët veriore të Britanisë së Madhe, megjithëse do të ketë pak diell.

Temperaturat në Skoci pritet të shkojnë në minus 15 gradë, duke e bërë natën më të ftohtë që nga viti 2010, raporton The Independent.

Britania e Madhe është e përgatitur për temperatura nën zero deri në fundjavë, ku të martën janë mbyllur më shumë se 100 shkolla në Skoci dhe dhjetëra në Merseyside.

Share This Article