Zbardhen detaje nga aksioni i policisë që sekuestroi sot dy mina me telekomandë. BalkanWeb mëson se dy vëllezërit Jesar dhe Jaser Shabaj që u kapën me mina të telekomanduara dhe me eksploziv C4, nuk kanë precedentë të mëparshëm penal.
Por, policia ka dyshime se janë lidhje e një grupi kriminal në Shkodër, për interes të të cilëve kryenin këtë veprimtari kriminale.
Dy të rinjtë i montonin vetë minat, bashkonin eksplozivet me celularët. Në Tiranë, ata kishin 3 banesa, dy në “Don Bosko” dhe një në “Liqenin e Thatë”, ku policia gjeti materiale për krijimin e minave.